Serialet janë sikur qikat – janë ato serialet ma të mira, të cilat nuk ia tregon askujt, edhe sa herë i rishikon, sheh detajet të reja, të cilat vetëm sa i bëjnë ato edhe më madhështore, edhe më të përsosura, ani pse nuk janë në asnjë listë të Top10 a Top50 serive më të mira!

Pastaj, janë disa seriale sikur ky, ku diqysh e di pas episodit të parë që nëse vazhdoj me episodet tjera, dikur do të m’i plasë nervat, por janë ato mbresat e para që më shtyjnë të vazhdojë duke injoruar atë që është shkruar me CAPS LOCK!

Arsyeja për të vazhduar ka qenë tek tinejxherja Beth, aktorja e cila ka qenë përzgjedhja e përkryer për të aktruar rolin e Beth në periudhën më të vështirë të jetës së saj në ‘This Is Us’. Rachel Hilson është një fëmijë aq i këndshëm sa të bën fans të saj edhe nëse është duke vjedhur një bankë.

Këtu, Mia – karakteri i Hilson – është vajza më e popullarizuar në gjimnazin e Krikëud ku zhvendosen Salazarët. Familja me prejardhje latine, pos prindërve ka edhe një treshe fëmijësh me Viktorin në rolin kryesor të kësaj serie, Rozën motrën e tij rebele, dhe fëmijën e tretë të cilin as nuk e shohim as nuk e dimë që ekziston shumicën e kohës.

Viktori, është i vetmi person për të cilin ka kohë Mia, dhe kjo sepse ai është një djalosh i sjellshëm, i bukur, me një fytyrë që ku ta shohësh të vije për t’i rënë boks e ta grushtuar!

Pse?

Seria është si pasardhëse e filmit ‘Love, Simon’ i cili ka qenë ndër filmat monumental të viteve të fundit për adoleshentët, dhe vendoset në trininë e filmave më të preferuar të mi të këtij zhanri me The Edge of Seventeen e Me and Earl and the Dying Girl.

Viktor është një adoleshent homoseksual, por i cili ende nuk e ka shfaqur publikisht këtë gjë. Kjo e shtynë të testojë ndjenjat e tija duke nisur një lidhje me Mian. Në këtë moment të gjithë e dimë që Viktor nuk do të ‘ndreqet’ sepse janë vitet 2020ta, dhe ndoshta para 60-70 viteve do të mund të kishim një seri të tillë, por as atëherë s’do të ishte veprim i drejtë!

Nëse e keni parë Bethin adoleshente tek This Is Us, si të gjithë adoleshentët tjerë, përjashto Kejtin deri dikund, është një fëmijë të cilët s’do të lejosh t’u ndodhë asgjë e keqe. Këtë rast, kur Mia nis lidhjen me Viktorin, e din që do të lëndohet. Prandaj, grushte për fytyrën e Viktorit!

Krahas Mias dhe Viktorit, në rolet ndihmëse vijnë BFF-jat e tyre, të cilët plotësojnë serinë me karakteret e tyre më realiste se ata në rolet kryesore.

Seria, përgjatë dhjetë episodeve, nuk trajton vetëm temën kryesore – ‘daljen’ e Viktorit nga ‘dollapi’, komunikimin e tij me Simonin, që është ndër pjesët më të mira të serisë; por merret edhe me problemet tjera të adoleshentëve të kohës moderne. Është një super-seri, e cila do të ju kënaq për këto dhjetë episode, me sekretet që vazhdojnë të shfaqen pas çdo episodi, përkundër faktit që qysh në episodin e parë mund të shihni kahun në të cilin do të lëvizin ngjarjet.

Do të ketë sezon të dytë, që nuk besoj që do të jetë po kaq i mirë, e sigurisht që ‘Love, Simon’ mbetet disa nivele më lartë. Por, ky sezon është një shtesë e mirë për fansat e filmit. Nota personale: 4/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: