Categories
Journal

Lshoe dritën…

po shoh shume deshprim… po m’bo mu ndi keq qe po shoh njerz t’mire e miq t’deshprum…

ama njerz…
neser osht e shtune, vikend (per pak veta osht dite pushimi, per shumicen fatkeqsisht veq ni dite tjeter e javes)…
ka futboll, ka filma (Kung Fu Panda 3 ka dal n’kualitet t’mire), njerzt qe i doni i keni afer, plus mbi t’gjitha kan thon qe ka me kon moti me diell, me pak gjasa me ra shi (deri 10% knej kah une)…

para lufte na tutshin me do imazhe e lajme kah TVSH-ja… shyqyr Zotit qe nuk jom kon kah zonat e luftes, e knej kah na s’ka pas luftime… ka pas atmosfere t’luftes, ama kemi pas ni merzi per lirine, per pavaresine se na premtojshin qe ka mu bo mire…

ndoshta pse jom kon fmi e tjert jon kujdes per krejt punet tjera, e pos me msu, me lexu lektyra, edhe mi myt kejt ato patat qe mos me dal ai qeni mu cirit s’kom pas gajle tjera, jeta osht kon ma e lehte, ma e mire, ma e qete… kem pas 4-5 kanale, edhe e vetmja menyre me komuniku me njerzt tjere osht kon me dal me lujt me fmi…

liria, ajo euforia qe pritshim dy autoblinda t’kforit per plote kater ore me ni katund n’qosh t’Kosoves, kish qene veq 3-4 jave… s’pari ja nisen reduktimet, edhe masanej krejt rend…
kan kalu 17 vjet, edhe kqyre ku jemi… hala t’forte, hala tu ju bo balle jo veq pushtetarve qe s’kan lon sen pa bo, po edhe atyne kojshive tane qe apet i votojn kta…
po m’vjen mire qe po shoh qindra veta t’zhgenjym si n’FB, si n’TW… po ndjehna krenar qe kom zgjedh njerz t’mire mi shoqnu n’keto media shoqerore…

e qysh ka thon Profesor Urtimori
‘lumturia osht edhe n’kohet ma t’errta, veq duhet dikush me lshu driten’…
e fatmiresisht, na ktu kem shume njerz qe din me lshu driten… njerz qe jo patjeter jane neper parti politike… njerz qe kan bo per kete popull ma shume se cdo pushtetar…
bohet mire… dikur po, veq qe dreqi ta haje mos vet qe kem qellu gjenerate e tranzicionit…
sikur t’ishim bo gjenerate qe e kishim ndrru edhe historine… per t’mire…