Categories
Filma

Mamma Mia! Here We Go Again (2018) – Recensim

Film i mirë është ai në të cilën vritet karakteri i Meryl Streep! I këtillë është ‘Mamma Mia! Here We Go Again.’

Dhe pesë vite pas ngjarjeve në filmin e para dhjetë viteve, ‘Mamma Mia!’, e bija e karakterit të Meryl Streep, Sofi përgatit për të rihapur Hotelin Bella Donna. Gjatë këtij procesi, ku përsëri do të vijnë të tre baballarët e saj dhe dy shoqet e nënës së saj, ndër shumë mysafirë, Sofi mëson për të kaluarën e nënës së saj dhe zanafillën e këtij hoteli.

Pra, filmi alternon ndërmjet dy periudhave duke sjellë të gjitha karakteret – pos Sofitë – në rininë e tyre. Dhe këtu, karakteri i Donës vjen nga e magjishmja Lily James, e cila merr përsipër tërë filmin duke ofruar ndoshta paraqitjen më të mirë në karrierën e saj filmike. Josh Dylan, Hugh Skinner, Alexa Davies, Jessica Keenan Wynn, e Josh Dylan vijnë në rolet e tre baballarëve dhe dy shoqeve të saja në rininë e tyre. Shto edhe Brosnanin, Skarsgardin, Firth, Baranski, e Walters, në rolet e të rriturve!

Në të dy kohështrirjet nga shoqërojnë këngë të reja në krahasim me filmin e parë, dhe këngë të përsëritura të ABBA-s nga filmi i parë. Dhe këngët e tyre mjaftojnë t’i japin një shije të përkryer çdo filmi muzikal. Si muzika, e cila vjen në momente të përshtatshme, edhe fotografia s’ka si mos të jetë e magjishme duke pasur parasysh vendin.

Tregimi është mirë i realizuar, por kah fundi bëhet bërllok, dhe atë për shijen time. Ndoshta kanë vendosur të vrisnin karakterin e Donës në moshë, por kanë sjellë një edhe më të keq – Cher! Dhe, sigurisht, kohështrirja e vitit 1979 të cilën e dominon Dona e Lily James mbetet pjesa më e mirë e filmit, e ndihmuar nga karakteret dytësore të cilat mirë përshtaten në pjesën më të madhe të filmit. E kur jemi tek karakteret dytësore nuk mund të përmendi ato pak çastet komike të Omid Djalilit si një kufitar grek dhe obsesionit të tij me flokë!

Muzikë, vallëzim, fotografi, komedi, dhe ABBA. Film shumë mirë i realizuar, por jo i përkryer. Mund të ishte i këtillë sikur fundi të mos prishej për mua! Nota personale: 5/5