Categories
Filma

Mary Queen of Scots (2018) – Recensim

Pas 13 shkurtit e premte, duhet të jenë Idet e Marsit – festivali romak që njihet për vrasjen e Cezarit, dhe së fundmi për një film goxha të mirë të George Clooneyt.

Ajo që lidh këtë film me një fotografi goxha të bukur me këtë humbje kohe të një histori pornografike është vetëm emri i njërit skenarist. I bazuar në një film kinse historik, të shkruar në stilin e 50 Shades, filmi ‘Mary Queen of Scots’ provon të sjellë një histori më interesante dhe më të shitur për adoleshencën e kësaj gjenerate. Ngjashëm si seritë e filmave 50 Shades, edhe ky film ka një amatorizëm të paparë në realizimin artistik dhe teknik të filmit.

Për regjisoren Josie Rourke është ky filmi i parë në këtë zeje, por megjithatë nuk duket të jep asgjë premtuese. Ngjashëm si regjia edhe skenari është i përqendruar në ofrimin e skenave intime që më shumë ngjajnë në një pornografi të realizuar dobët.

Gjithashtu kemi Saoirse Ronan e cila nuk duket të jetë rritur ende të ketë një rol mbretëreshe, ngjashëm sikur Margot Robbie në anën tjetër e cila nuk është as afër një karakteri të ngjashëm. Historia e filmit përqendrohet tek dy kushërirat të cilat pretendojnë sundim total mbi Britaninë e Madhe – njëra me Skocinë tjetra me Anglinë. Është një histori e shtjelluar më parë nëpër dokumentar, diçka që nuk gjendet në këtë film.

Fund e krye, filmi është zhgënjim, në çdo aspekt. Vetëm humbje kohe. Nota personale: 1/5