Ndoshta e keni parë tek ‘Happy-Go Lucky’ për herë të parë, ndoshta si fshatare anonime tek Star Wars I, ose si motra e vogël e Cate Blanchett tek ‘Blue Jasmine’. Por, më së miri do të ishte nëse nuk e keni parë fare më herët aktoren Sally Hawkins. Kjo pasi këtë vit mund ti shihni dy filma të përkryer të saj. I pari është ‘Maudie’.

Maud është një grua meartrit në një vend të shmangur rural në Nova Scotia. Me një sistem jete paksa të prapambetur, ajo vendos që të gjej punë si ndihmëse shtëpie, për tu lidhur me burrin për shtëpinë e të cilit kujdeset. Të dy janë goxha të ngjashëm në zhvillimin e tyre psikik e fizik. Me kalimin e kohës, lidhja e tyre punëdhënës-ndihmëse kalon nëpër faza të ndryshme, për të marr një fund të cilin do ta mësoni vetëm nëse shihni filmin!

E filmi është goxha i mirë. Në të gjitha aspektet ka gjëra të mira, por asgjë nuk ia kalon aktrimit fenomenal të Sally Hawkins. Ajo është thjeshtë e pagabueshme, e përkryer në sjelljen në jetë të një karakteri si Maud. Aktrimi i saj është aq i përkryer sa të lidh emocionalisht si me karakterin, ashtu me Maud Lewis, e cila është një person real, me jetën e saj të portretizuar në këtë film biografik.

Fakti që filmi është i bazuar në një karakter të këtillë, në ngjarje të vërteta, të cilat i kam mësuar në detaje vetëm pasi kam parë filmin, meriton lavdërimin e punës së Sally Hawkins. Është një aktrim, i cili me skenarin e shkëlqyeshëm, të lë të kërkosh më shumë për këtë rrëfim.

Sally Hawkins ka një partner të shkëlqyeshëm në skenë në këtë film. Harmonia skenike me Ethan Hawke ka qenë madhështore. E ngrit filmin në nivel që meriton notë të shkëlqyeshme. Të dy kanë bërë njëri-tjetrin edhe më të mirë me punën e tyre në skenë.

Për skenaristen Sherry White, për punën e saj mund të kenë informata vetëm ata që kanë përcjell serinë ‘Rookie Blue’. Skenari është i mirë, dhe portretizon karakterin e Maudie në mënyrë të dashur për shikuesin. Është një kohështrirje e plotë, pa lëshime, duke hedh në pah të gjitha ngjarjet kryesore të nevojshme. Edhe regjisorja Aisling Wlash nuk është aq e popullarizuar. Por, puna e tyre është për çdo lëvdatë në këtë film.

‘Maudie’ mbetet një film shumë i mirë, me një karakter të dashur, tregimi i të cilës të lidh emocionalisht gjatë filmit, për të vazhduar në Wikipedia më pas! Nota personale: 4/5

 

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: