106.48 milionë amerikanë kanë shikuar finalen e sezonit të kaluar të Super Bowl-it, finalja e futbollit amerikan. Ndeshja hapesë e sezonit të ri të NBA është shikuar nga mbi 7 milionë shikues në kanalin kabllor, ESPN. Ndërsa dy ndeshjet e para të serisë finale në bejzboll kanë arritur një audiencë rreth 15 milionë shikues. Çfarë dua të them me këtë? Amerikanët dijnë çka shikojnë! Sportet amerikane, pos basketbollit nuk janë shumë të popullarizuara në trojet tona shqiptare. Futbolli amerikan ka shumë ndryshime me atë që njohim ne, por është një sport shumë ngazëllyes. Ashtu është edhe bejzbolli për të cilin kemi paksa njohur, dhe hokeji mbi akull, që pas basketbollit është ndoshta sporti më i popullarizuar tek ne. Në fillim edhe unë kam menduar që amerikanët nuk kanë shije për sport. Kam menduar që futbolli amerikan është sport palidhje që zgjat 3 orë, që hokej mbi akull është vështirë për tu shikuar për shkak të lëvizjes së shpejtë, dhe bejzbolli është një sport goxha kompleks. E pranoj që kam gabuar. Sportet amerikane të kënaqin. Ka kohë që përcjelli sportet amerikane deri sa kam edhe skuadrat e mija favorite. Jam i sigurt se edhe të tjerëve do të ju pëlqejnë këto sporte, por vetëm duhet kohë.
Fatkeqësisht kanali i vetëm që transmeton vetëm sporte amerikane, ESPN Amerika nuk transmetohet fare në Kosovë, dhe vetëm në dy-tre operatorë kabllor në Shqipëri e Maqedoni. Mëkat është që ky kanal nuk transmeton në asnjërën nga platformat satelitore shqiptare. Ndërsa është i pranishëm në 80% të territorit evropian, dhe mbulon afër gjysmën e territorit aziatik. Do të ishte mirë që ky kanal të transmetonte edhe në trojet shqiptare në një audiencë më të lartë.
Përmenda paragarfin më lartë, pasi pikërisht këtë javë startoi NBA, me një fillim shumë dramatik. Fillim të mbarë ka patur Portlend që ka shënuar dy fitore, ndërsa krejt të kundërtën nga parasezona ku shënoi 8 fitore radhazi, ka shënuar Juta. Xhezerët kanë humbur dy ndeshjet e para, dhe së bashku me Hjuston janë skuadra e vetme me dy humbje radhazi. Finalistët e vitit të kaluar, Boston ka bilanc 1-1, me fitoren e parë kundër Majemit të treshes fantastike Uejd-Xhejms-Bosh. Lejkers kanë shënuar një fitore në ndeshjen e parë ndaj Hjuston, ndërsa skuadra që do të shkëlqejë këtë sezonë sipas mendimit tim do të jetë Oklahoma Siti. Kanë një skuadër të re, por shumë kompakte. Sidoqoftë është vetëm fillimi dhe ka kohë të gjatë deri në përfundimtare.
Javën e kaluar patëm disa derbi ndeshje në kampionatet evropiane, dhe të gjitha përfunduan në të mirë të mysafirëve (Mainc, Renxhers), pos ndeshjes Fenerbahçe – Gallatasaraj që përfundoi baras, 0:0. Lorik Cana luajti nga fillimi, dhe u zëvëndësua në pjesëne dytë.
Derbit nuk do të mungojnë as këtë javë. Në Itali, zhvillohet derbi në mes të Milanit që ka katër fitore radhazi, dhe Juventusit, që akoma nuk ka gjetur formën. Katër fitore radhazi ka edhe Lacio, por e ka shumë vështirë të vazhdoj me rezultat pozitive, pasi këtë javë udhëton në Renxo Barbera, ku ndeshet me Palermon. Pas Sampdorisë, Interi takohet me skuadrën tjetër të qytetit të Gjenovës. Skuadra ambicioze e Gjenovës nuk ka filluar sezonin shumë mirë por ka dy fitore në tri ndeshjet e fundit.
Në Angli, zhvillohet derbi i Birmingem, ku Aston Villa pret Birmingemin. Derbi më interesant pritet të jetë ai ndërmjet Mançester Junajtedit dhe Totenhem Hotspurit. Arsenali pret Uest Hemin, ndërsa Liverpul nuk do ta ketë lehtë në udhëtim ndaj Bolltonit. Siti është mysafire e Uolverhemptonit, ndërsa Çelzi as Çelzi nuk do ta ketë lehtë në gosit të Bllekburn.
Në Spanjë kryendeshja pritet të sjellë shumë gola. Nuk është ndoshta ajo Sevija e vjetër, por kundër Barselonës di të tregoj futboll të shkëlqyeshëm. Ndeshja zhvillohet të shtunën pas ndeshjes Herkules – Real Madrid. Reali i Madridit është duke shpartalluar kundërshtarët në ndeshjet e fundit fitorja ndaj Milanit vetëm sa e ka bërë këtë skuadër më të sigurt dhe më vetbesuese. Por, Herkulesi ka prishur hesapet e dy skuadrave të forta, Barselonës dhe Sevijës, duke i mposhtur të dyja me rezultat 2:0. Valensia duhet të fitoj patjetër ndaj Saragosës nëse dëshiron të mos mbetet pas dyshes lidere. Ashtu edhe Vijareal duhet të fitoj në Hihon, që të mbaj hapin me Realin dhe Barsën.
Në Bundesligë të dielën zhvillohet derbi i liderëve. Mainc pret Dortmundin. Mainc humbjen e vetme e ka nga Hamburg, ndërsa në mesjavë është menjanuar nga kupa e Gjermanisë, njëjtë sikur Dortmund. Dortmund është mposhtur javën e kaluar në stadiumin e vet nga Hofenhajm. Hanover do të mundohet ta shfrytëzoj ndonjë barazim të liderëve, por nuk do ta ketë lehtë ndaj Hofenhajmit. Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Volfsburgit dhe Shtutgartit, dhe Shalke kundër Leverkuzenit.
Në Japoni këtë fundjavë ka filluar kampionati botëror në volejboll për femra. Favoritët janë ato të vjetrat, Rusia, Brazili, Japonia, Italia, SHBA. Në Doha përfundoni sezoni për femra në tenis, në WTA kampionatin botëror ku marrin pjesë 8 tenistet më të mira këtë sezonë. Deri në këtë moment nuk dihen kush do të jenë pjesëmarrëse në gjysmëfinale, por ajo që dihet është se danezja Karolinë Vozniaçki ka siguruar pozitën e parë për këtë vit. Gjysmëfinalet zhvillohen të shtunën në ora 4:30 pasdite, dhe finalja të dielën në të njëjtën kohë. EuroSport transmeton të gjitha ndeshjet.
Luan Morina
Kolumnist i rregullt për Shqipmedia