Categories
Sport

Me rendsi me mujt Serbine (pjesa 2)

Nuk ka dy-tri javë më parë që temë qëndrore tek ne ishte Serbia. Herën e kaluar Amerika ia ndreqi qefin, tashti rendin e ka Shqipnija. Turbofolk patriotizmi apët osht n’shkallen ma t’nalt t’mundun.

Per fat t’keq i njëjti nivel i interesimit nuk osht tek serbt. Ata kan gajle tjera ma t’mdhaja si psh: bisedimet me BE-n, përmirësimi i gjendjes ekonomike, lufta e vazhdueshme kundër korrupsionit e sende tjera. Por, mbi te gjitha osht siguria per ndeshjen me Shqipnine.

Arsye per kto kan boll. Nuk ka tri-kater vite kur ni francez që nuk osht kon tifoz, po vetëm francez turist osht mbyt n’qender t’Beogradit prej huliganve t’serb mas ndeshjes t’Partizanit n’Eurolige. Tashti, duhet me dit dallimin n’mes t’huliganave edhe tifozve. Nëse nuk e dini dallimin atëherë mundeni me kuptu kshtu ma leht. A e dini ndeshjen mes Zvicres edhe Shqipnis n’kualifikime per Brazili 2014? Tashti nëse jeni ndje mire, i keni përkrah apo keni qene n’mesin e atyne që kan bërtit ‘Valon magjupi’ jeni huliganë. Nëse ju ka ardh marre prej ksaj, atëherë jeni tifoz.

E huligana ka sa t’dush n’Beograd, e krejt n’Serbine. Sigurisht njerzt e menqur nuk bojn lufte me krejt ballkanin e as nuk e votojn Milloshin per 10 vjet. Edhe vet kur ndeshen Partizani e Zvezda, ka probleme, karriga t’thyme, therrje, rrahje e qkasmos. Shume loje t’Novi Pazarit (qe n’pushimin mes pjesve n’futboll, lshon marshin e Osmanlijve si per inati t’serbve) luhen pa tifoz mysafirë.

Policia e forcat speciale e kan zor me rujt serbin prej serbit, e leje mo shqiptarin prej serbit. Vendimi ma i menqur ka qene moslejimi i tifozve shqiptar n’kete ndeshje. Jeta e ni njeriut, ni gisht, ni dhëmb i ni njeriut osht ma e madhe se ni loje qe nuk ka vend ku nuk munesh me pa sot. Nuk osht trimni, patriotizëm me shku n’Beograd sonte per me kqyr lojën. Osht rrezikim debil i sigurisë personale. Tekefundit n’Beograd kalojn ni pjese e madhe e diasporës verës, e futboll kan shku me kqyr paraardhësit e ma shume se gjysmës t’kosovarve, edhe ato shumica per kryetarin e Federatës. Edhe nëse kan shku s’domethon qe e kan prek Everestin, apo qe kan mu përmend n’librat e histories (edhe pse librat e sotëm qkasmos kan aty, kurr si dihet).

Arrestimin qe mundet me ja bo organet e rendit osht me nifar mnyre sigurim i jetës se atij personi. Sidomos në rast se fiton Shqipnija. T’shpresojmë që gjithçka ka me shku mire.

Me fitu osht mire, po edhe mos me fitu nuk osht fundi botes. Tekefundit jemi t’msum me ka ni fitore epike ni here n’dhet vjet (Greqia – kampioni evropian n’shtator t’2004tes).

Po, edhe nëse fiton nuk domethon që nesër meniher kan mi ndreq institucionet, t’korruptumit kan me thon ‘mo s’po vjedhim, masi e mujtem serbin’, mjekt, msusat, e nepunsat publik kan me i kry detyrat me zell, kan me na hjek vizat. Kjo fitore (eventuale) as nuk ma na pru ma shume njofje, e as nuk ka me na ngrit n’raportet e progresit.

Veq pse nesër keni me pi ni makiato e ni cigare ma shume, me ni buzëqeshje fallso që ka mu venit meniher n’7e30 kur ti ngoni lajmet. Mi pas krejt kto punët e rregulllume, tybe n’ishit bo merak kaq shume per kete loje. Osht veq ni loje topi.

Hajt tasht kqyrmi pak top, t’mire per sy shpresoj, edhe e ngojm Skyfterin a pe man dorën n’zemer, edhe a osht ka i dhem nojkund se bajagi shpesh herën e kalume ja bojke ‘ufaaa’.