Jared Leto është ndoshta ndër fytyrat më të përshtatshme për të luajtur rolin e një vampiri. Nuk mbetet shumë punë për të. Por, një film me Jared Leto në rol kryesor nuk do të jetë kurrë një film i suksesshëm artistikisht, e as komercialisht.

E njëjta vlen edhe për Morbius, ndonëse nuk devijon shumë për të mirë nga paraardhësit e Spiderverse, prapë mbetet larg nga dy filmat e Venom.

Tash, mund të ndalemi tek ngjashmëritë që kanë këta dy filma, por ka dy gjëra që i bëjnë filmat e Venom shumë, shumë më të mirë se Morbius.

E para, Venom janë komik, dhe e dyta, Tom Hardy!

Aftësitë e tij prej një aktori janë shumë më të mira se sa Leto, e në këtë ndihmon edhe karakteri i Venomit që është shumë më i mirë se ky i Morbiusit.

Pra, te Morbius kemi dy fëmijë me sëmundje gjaku ku Michael/Morbius zbulon një kurë, të cilën e kërkon edhe miku i tij, Milo/Lucien. Kjo kurë shndërron Michael në vampir-Morbius, dhe si shok i mirë Morbiusi provon ta mbrojë Milon me atë “mos o vëlla se bëhesh përbindësh.”

Punë e shkëlqyeshme e kastingut edhe një herë – Matt Smith me një mrrolë bëhet më vampir se Leto!

Ndërmjet këtyre dy miqve kemi edhe një kolege të Morbiusit, gjë që menjëherë jep atë ndjenjën e Twilight.

Dhe, fatkeqësisht, në fund të fundit, Morbius është një Twilight, por që tenton ta marrë veten seriozisht. Dhe kjo dëshmohet me çdo minutë që kalon, derisa bëhet i padurueshëm në fund, me fjalime të pështira, të lodhshme, ku na vjen edhe një monolog i përvuajtur i Morbiusit që është kulmi!

Ana më e mirë e filmit është që nuk zgjat shumë, me gjasë as vet skenaristët e regjisori nuk ka ditur si ta zgjasë panevojshëm këtë film, që megjithatë ka njëfarë rendi të ngjarjeve, po ngjarja është e kotë. Nota personale: 1/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: