Sëmundjet psikike nuk janë hajgare!

Pak flitet për to, edhe kur ju shpjegohen derisa jeni në bankat shkollore, kalohen ashtu nëpërkëmbë dhe me një dozë paragjykuese nga shpjeguesit.

E deri këtë sezon pak a shumë keni mundur të mos kuptojmë se çfarë në veçanti ka Ellioti me babanë e tij të vdekur. Si asnjëherë më parë është paraqitur siç duhet karakteri i tij dhe çfarë vuan. Nëse shkojmë një hap tutje, shohim se si Elliot edhe shumë prej nesh rriten me apo pavetëdije rreth imazhit të prindërve të tyre, ose duke mishëruar karakterin e tyre, ose duke e injoruar.

Qysh më parë kemi arritur të kuptojmë një arrati nga realja e Elliotit. Tashti vetëm sa zhytemi tek karakteri dhe sëmundjet e tij.

E kur jemi tek sëmundjet psikike, nuk duket të jetë vetëm Ellioti jashtë ‘normales’.

E njëjta vlen edhe për karakterin e Angelas e cila merr atë shtytjen finale që i nevojitet për të kaluar në anën e errët të tregimit. E tregimi më i errët zor se ka mundur të bëhet në këtë sezon. Ka pasur një kalim në antagoniste, derisa kemi humbur karaktere dytësore, të dashura për një pjesë të përcjellësve të kësaj serie.

Çfarë është thelbi i ‘Mr. Robot’?!

Një mik perceptonte se ky sezon ishte një dëshmi që nuk mund të shkatërrohet elita pasi që kaosi do të mbizotëroj për një kohë të gjatë. Tranzicioni i qetë nuk është kurrë revolucion. Është vetëm një zbutje e çfarëdo që ka qenë më parë. Por, edhe tranzicioni i plotë në rast të mos-kontrollimit adekuat mund të shpie në rikthim në pikën fillestare para tranzicionit. Ky çerek shekulli i Kosovës është shembull i mirë.

Por, t’i kthehemi sezonit të tretë të Mr. Robot.

Fundi la hapësirë për edhe një fillim tjetër të ri. Kësaj radhe me gjasë do të mund të kemi një dy-luftim të brendshëm ndërmjet Anxhelës dhe Elliotit. Por, ajo çfarë ka funksionuar si balancë në krejt këtë muhabet ka qenë Darllinë këtë sezon. Karakteri i saj vjen disi ndryshe çuditshëm nga pjesa më e madhe e ansamblit. Në fakt ndoshta duket të jetë më normalja.

Normal dukej të ishte edhe karakteri i Bobby Canavales. Ata që e njohin nga tituj të mëparshëm, nuk kanë mundur të jenë të befasuar me paraqitjen e tij. Mendoj që ka qenë freskia më e mirë e këtij sezoni.

A do ta kemi në sezonin e katërt, atë apo edhe kinezin që disi nga prapavija bashkë me këtë plakun e ECorp po përziejnë gjithçka, mbetet të shihet. Me qejf do ta ktheja edhe një sezon, bashkë me të bijën e Meryl Streep, agjenten Dom.

Ka qenë një sezon i mirë, kuptohet me pak të qara në temë ndoshta, diçka që është normale me shpenzimin e temës. Nuk dyshoj që dikush që e ka përcjellë deri tani do të ndalet. Por, mund të marr një pushim të mirë. Së paku deri në tetor të këtij viti kur pritet të rinis sezoni i katërt. Nota personale për sezonin e tretë, e njëjta: 5/5

 

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: