Categories
Journal

M’simet pi Trumpit

Per msimet qe jon nxjerr prej ksaj t’marte duhen mu shkru qindra libra.
Disa prej ktyne msive kane ndikim edhe tek na direkt, si popull qe s’kemi kurrfar ndikimi n’politiken e tyne. Ama perkunder kesaj munden me ju arrestu ktu, se qashtu…

LateShows nuk jon kqyr qe 2-3 muj… krejt u paten qu peshe kunder Trumpit, sa edhe atyre foreve iu pat dal shija ma… mos t’flasim per mediat e medha, t’shkrume apo elektronike t’cilat krejt, ama bash krejt e kane perkrah Hillarin… kritika, kritika, perqeshje, nencmime, ofendime, ckasmos kunder Trump, derisa Hillary ka qene e ledhatuara…

ka qene fushate e papame mediale per ni njeri kunder tjetrit… edhe ma n’fund mediat kane marr shpulle, apo ma mire me thon ‘boks Popeye’ n’ftyre… edhe ky osht msimi i pare, edhe ma i rendsishmi prej t’martes… propaganda nuk funksionon ma n’kohen e internetit, fuqia e mediave per me diktu ni popull s’osht mo…

them diktim se edukimi moti kohe nuk osht n’agjende, aq ma pak tek ne ktu… per kto nuk kane faj mediat, amo nojhere tjeter kysmet shkrujm…

amerikant jon racista, analfabeta, t’prapambetur, cka t’doni thujuni ktyne qe kane votu per trumpn… amo hiq ma mire nuk jemi as na… shumica i urrejm t’njejta sene – islamistat, sllavt, turqit, zezakt; kemi ka tri diploma e nuk dijme me perdor ë-jen e prejsen; hala merremi me kanune, histori, e tradita t’para qindra viteve…

Trump iu ka premtu ato qka e dojn ata – armet mos me jav prek kush se duhen me mbrojt vetveten, ma pak t’ardhur qe kane me ju marr punet e tyne, ma pak njerz qe dojn me jav ‘ndreq’ punen e fene, ma thjesht, Amerika para tjerve…

ma thjesht, u ka premtu qe Amerika ka mi kqyr punet e veta, mu marr me vetveten…

ky duhet mu kon msimi kryesor per neve… qe Amerika nuk ka mu interesu fort per NATO-n, per Kosoven, a per nojkon tjeter… osht koha qe na me nis mu bo zot t’vetvetes e jo me prit gjithmone me na drejtu dikush tjeter… t’kane qliru, t’kane nimu dicka me ti dhon hapat e pare, e tashti sun ta shtrojn edhe asfalt deri te kapigj(xh)iku…

gjithashtu, edhe ni msim tjeter per ekspertat e politikanat tone osht mi kqyr punet e veta…
p.sh. kanalet kombetare n’Amerike kane nis programin per zgjedhje me lajmet e mbremjes qe tek ta jon n’ora 6e30… me kohe tonen kjo ka qene mas ores 12 t’nates….

kanalet tona kombetare kane nis ’emisionet speciale’ per zgjedhjet ne Amerike n’ora 8 t’mramjes mas voni, pra gati 5 ore para atyre n’Amerike…
masanej, secili politikan e ekspert i joni m’doket osht kon me Hillaryn, nashta per shkak se jon krejt per to, nastha per shkak t’nostalgjise ndaj Billit…

kerkund ne Evrope nuk di noj televizion kombetar qe osht marr kaq shume me kete mesele… televizionet informative qe japin 24 ore lajme osht shume normale, amo kombetaret…

nejse tek na e kemi per dy gjana – arsyen qe e dojm shume Ameriken, edhe qe s’kemi idene me kriju dicka t’bukur per televizion pos emisione politike edhe seriale turke…

qyshdoqofte, msime ka shume per mu msu, sidomos per neve… amo ma kryesorja per krejt osht me dit ni sen – nuk munesh me largu ni t’keqe, ni t’lige veq tu e kritiku, duhesh me ofru dicka ma t’mire, ma t’dobishme…

mos kritikoni, po kapni punoni, kontribuoni per mi bo gjAnat ma mire…