Categories
Journal

muaji i vdekjes

ahhhh, Marsi…
 
secili muj i ka ato t’mirat e t’kqijat e veta…
psh maji e ka bresherin qe bjen n’ditlindjen teme… gati cdo dy vjet, kshtu qe sivjet pritne me t’madhe…
para majit osht prilli ku bari merr formen edhe t’knaq futbolli ner motin e vranet,
qershori nis mu nxjerr, osht roland garrosi, edhe tash e tutje cdo vjet ni gare e madhe shtetrore n’futboll…
korriku osht ma palidhje, pos zhegut e krejta t’kqijave qe i bjen vera, e ka ni t’mire prej ma t’mirave – tour de france, edhe kohen me bo marathona e binge-watching t’serialeve…
gushti osht muji i ringjalljes t’futbollit, shtatori e kthen NFL-in, e tetori e bjen shiun e lloqin qe dmth osht niqin ma i mire se korriku…
nentori ma osht pergatitje per mujin ma t’mire t’vitit…
janari osht plote me skija edhe nese s’ka bore, e shkurti kanihere prapet e bjen bore…
nese jo bore, s’paku jane kampionatet e botes n’sportet dimerore, edhe koha mi kqyr filmat ma overrated t’vitit…
 
edhe ky shkrim osht si pjese e revoltes ndoshta per, po apet pe permendi, ‘maskarallekun’ e t’hanes… marre!
 
tani vjen loqka e loqkave, marsi… ah, ky muaj magjik qe kurre sen t’mire n’veti s’ka pas prej Cezarit e knej… nejse, ni sen t’mire mujm me gjet… titulli i george clooney me ryan gosling e paul giamattin e ka ni skene me fotografi fantastike sidomos gjate skenes me ni kafeteri… hajt qe edhe njo pe gjej, ndeshja e fundit qe e kem lujt n’fillore para bombardimeve… tjeter, asni send t’hajrit se ka marsi…
 
osht muji i vdekjes…. muji kur shkunden plakat, muji ku vdesin shpresat per me ra bore, muji i kotesirave ku duhet me mbijetu pese dite pa asni loje futbolli tu prit ndeshjet e kombetareve, muji ku veq nis mu kry sezoni i futbollit, e veq i vnohet perdja sporteve t’bores… e mbi t’gjitha i ka 31 dite…
 
e per keto 31 dite, jemi gati me dur t’pervjeluna, me kqyr cka po na sjell dicka me t’cilen duhet mu kacafyt… apo mos ka vendos mu kon i mire, sefte nihere… po cfarti!
 
p.s. LaLaLand e ka meritu…