Categories
Journal

Muhammad Ali

Muhamed Ali qysh si 22 vjet osht bo kampion bote n’boks. Për citatet e tij kemi msu shumë këto dy-tri ditë, mirëpo për historinë e tij pos gojëdhanave të paraardhësve tanë mundemi mos me ditë.
Pak kohë masi osht bo kampion, Kasius Klej ka ndrru fenë për të kalu në Islam. S’ka vonu shumë edhe e ka ndrru edhe emrin në të cilin e njohim kejt. Përkundër këtij ndërrimi me qef, shumica dërrmuese e gazetarëve kanë refuzu me qujt me emrin islam. Nejse, u kry kjo…
 
Alija si shumica e pensionerave Kosovarë n’perëndim, dhe
veteranët e luftës n’KS, n’testin e ushtrisë ka marr note ma t’vogël të intelegjencës tu qenë rezervë veq n’rast ekstrem me shku n’luftë. Mirepo ky s’ka kqyr me fitu pare, kashoren e popullit t’gjore e ndihmat sociale per ata qe kane nevoje. Ky ka refuzu me shku n’luftë se ‘Islami nuk lejon me shku n’lufta tjera pos ato që bohen n’rrugë t’Allahut’… osht denu me burg, i osht marr licenca për boks, edhe tri vjet e fundit t’20tave i ka kalu larg ringut edhe tu u honger me gjyqe. Ju ka rikthy boksit masi i ka bo 31 e vjet, falë gjykatë supreme (ajo që te legjitimon vjedhjet e krimet). Pjesa tjetër osht histori që e dimë shumica.
 
Mërgim Mavraj osht futbollist loqkë… ka dhon njonin prej gollave ma t’roncishëm n’kualifikime, bashkë me Shkëlzen Gashin e kanë sjell ni fitore që si çdo tjetër ka qenë e vlefshme… nëse e përcjellni në rrjetet sociale e dini që osht besimtar mysliman… edhe feja, religjioni praktikohet në mënyra t’ndryshme, dikush e ninon këtë ramazan, dikush jo… kjo nuk osht pikë dalluese n’mes t’besimtarit edhe pabesimtarit… derisa ni njeri vet nuk thotë që s’jom besimtar, na nuk mundemi me i thon…
 
Kanoute ka qenë rasti i parë që kom pa se ka refuzu me vesh dresin që ka reklamu bixhoz… ka njerëz që ninojnë ramazanin edhe lujn bastore… as ktyne s’mundemi me ju thon pabesimtarë asnjoni prej neve… Zoti merret me këtë punë, e na veq mujm mi kqyr punët e tona… njejtë qysh i kan kqyr edhe tifozët e Sevillas…
 
Mirëpo na nuk i kqyrim punët e tona… na qohemi e e përqeshim e bojmë hajgare me besimin e Mërgimit veq pse na besojmë ndryshme… bojm hajgare qysh ai ‘budallë’ e na te ‘menqur’… qysh ai s’din mu knaq e na knaqemi… na ‘dhimet’ se ai po mbetet keq… plus i shtojmë edhe do hajgare për to… bojmë hajgare me ni sen që beson ai… a bojm hajgare edhe n’dikon që nuk pin ujë Rosa… n’dikon që kqyr seriale turke, që nuk pi makiato, që kqyr Twilightin, e ngon Medën…
 
Ni send themelor ish kon mirë me ditë… njeri beson n’ato që mendon se jon mirë… na nuk mundemi me përcaktu a osht mirë e atij a e jonja… osht mirë me kqyr qasjen e tij edhe tonden… edhe me respektu vendimin e tij edhe tondin… çka beson Mërgimi, çka reklamon Mërgimi osht punë e tij… na mundemi mu pajtu me to ose jo… mirëpo mu qu me bo hajgare me diçka që beson njeri nuk osht sen moral…
 
Mërgimi osht njoni prej ma shumë se 25 djemve që këtë verë ti nuk ki me zgjedh noj kombëtare tjetër me bo tifo… ki me pas për kon me kqyr futboll… sefte… pak respekt për to
 
p.s. nëse s’gaboj, ka qenë ni intervistë e ni futbollisti (ndoshta e Vangjelit, amo hiq s’jom i sigurt n’këtë kohë) i cili ka pas probleme mi shqiptu do fjalë, mi ndërtu fjalitë… u pat bo hor pi mediave knej, njëjtë qysh u bonën hor edhe ai largimi i futbollistëve i cili u transmetu ‘ekskluzivisht’ në disa media… ky nuk osht rasti i pare…