Categories
lomsh

Muti dhe lulja – pjesa 1

Krejt e dimë që mutit i vjen era!

Edhe, nëse keni rastis në ndonjë mut në rrugë a në vend joadekuat, keni reagu, si ju ashtu shumë kalimtarë të rastit.

Ju keni shmang, keni mshel hundën, dikush edhe ka vjellë. Masanej i keni kallxu edhe nojkujt tjetër çka keni pa, ama nuk e keni përmend fjalën mut, se nuk osht diçka e sjellshme.

Edhe kështu, kjo histori e atij mutit osht shpërnda, nga goja në gojë, edhe krejt rrethi i kalimtarëve të rastit e kanë msu këtë histori.

Fillimisht, kur kanë kalu anej, kanë kqyr mos po shkelin në noj mut, e me kalimin e kohës, kanë harru, edhe jeta ka vazhdu normalisht.

Njëjtë është edhe me debatet politike që i keni çdo mbrëmje në TV. Në disa TV prej sabahut, në drekë, masdite, bile edhe natën me ju dalë pahiri gjumi, mundeni me pa debat politik, reprizëëëë.

Secili debat, çdo natë kqyr me bo ka ni mut të madh, ashtu që me fol krejt rrethi i atyre që e kqyrin nesër.

S’ka rëndësi çka osht mut, veç duhet m’u kon mut që mu përmend, mu bo ‘trend’ nesër e masnesër. Mu bo muhabet për atë kanal a debat.

Prezantuesi, analisti, a i ftuari, osht mirë me qenë mutbërës i madh. Pra, mundësisht me lshu ni mut prej goje, ashtu që krejt tjerët me reagu kundër atij muti. Sa ma shumë reagime, aq ma shumë veta mlidhen me kritiku e me fol kundër mutit. Aq ma shumë njerëz në fund, aq ma shumë pare.

Shumë thjesht, televizionet tona mbahen prej pareve që vijnë kryesisht nga mut’honet e këtilla.

Kurgjo nuk janë televizionet çka janë portalet. Bagla!

Shyqyr që aroma nuk transmetohet me anë të valëve televizive, se krejt dhomat tona ishin kthy në nevojtore të stacionit të autobusëve!

Mirëpo, tu marrë parasysh që kërkujt nuk i pengon era e mutit të tij, ma mirë osht me shku në banjo, se sa me kalu kohë tu kqyr muta të ndryshëm në TV.

Sigurisht, ka debatues e analista racional, të cilët mundohen mos me bo mut, mirëpo kur të dalësh prej tualetit, vjen era ashtu kshtu, pa marrë parasysh kush e ka bo mut.

E lulja?

Me pa lule rrugës, nuk ia vnojmë synin. Ndoshta sepse nuk jemi bleta. Ndoshta sepse jemi miza?!