Categories
Journal

Ndoshta, Xhoeli…

a e dini sa fals duket befasia e atyre ne talent show te cilet pas nje paraqitje te shkelqyeshme, habiten kur marrin nje po nga juria? ne episodin te Britain’s Got Talent mund te shihni nje kor femijesh qe kendojne kengen e Keane, ‘Somewhere only we know’…

Ku?
ku osht ai vendi me t’cilin kishit ik bashke me njeriun ma t’dashtun per juve? stacioni i trenit ne Montauk, aty ku Xhoel iken per te takuar personin te cilin vetem nje dite me heret e ka fshire nga kujtesa?
te gjithe i kemi ato kujtimet e keqija qe duam te fshijme, ti zhdukim, dhe nje mjet sikur ai i Dr. Mierzakut tek ‘Eternal Sunshine of the Spotless Mind’ do te na kryente pune… mirepo, po ta kishim nje rast per te jetuar gjithcka nga fillimi, me riskun qe po te ndryshonim nje gje minimale te na ndryshonte gjithe ecuria e jetes me tej, a do ta benim? a do te rrezikonim te ndryshonim gjithcka me qellim qe te kemi nje jete me ndryshe prej fillimit? sikur Xhoeli, e sikur Klementina?

ke do e merrnit ne vendin qe vetem ju dini? a do te guxoni ti tregoni ondrrat e tuja, ti zhveshnit sekretet ndaj nje qenie tjeter njerezore? a do ti qonit ne vendin qe vetem ju dy do te dini, fshehur nga bota, nga njerzit, vetem per juve dyve? a do te guxonit ti flisnit? apo thjeshte do te lejoni qe imagjinata e juaj te arrij ne nje pike negative, dhe te nisni shkaterrimi nga aty…

patjeter, sepse ne nuk jemi te denje per dike, as Xhoeli nuk ishte, as Klementina… cfare donte ajo, xhoeli s’do te mund te bente, s’ishte koha, nevojitej qe te gjitha planetet te vendoseshin ne te njejte pozite, gjithcka te binte ne vendin e vet, dhe pastaj te niste jeta… pastaj, nderkohe Klementina iku…

megjithate ka shume arsye pse s’do te funksiononin ata dy… dhe si do te donte Xhoelin, nje njeri me nje jete te merzitshme, pune 9-5, nje apartament minimal, veture te vjeter, page sa per ti hequr tatimet, pa te ardhme, pa dhome te mjaftueshme per femije, pa ndonje bukuri, pa asgje… normal qe klementina, dhe cdo vajze tjeter do te ikte nga ai sepse nuk ka cfare ti ofroj, nuk osht princi nga filmat e disney, nuk osht princi nga bota e gossip girl, osht ni hiq, i cili pos zemres dhe dashurise se cilter nuk ka cfare ti ofronte… e dashuria sado e cilter te jete nuk mjafton per te plotsu ondrrat materialiste ne kete bote… ne kete univers… ne kete dimension kohor… ka shume ndasi…

keshtu me se miri do te ishte te heshte, te mos i pergjigjej klementines ne stacion, te injoronte ate kujdesin minimal qe i shfaqte, pasi aty nis dhe nuk di ku perfundon, ngjashem si n’ondrrat e neteve pagjume kur hallakat e hallakat per te gjetur arsyet pse vet je ni hiq, i bere nga hiqi, i bere per hiq, dhe kedo qe te dedikon pak vemendje, pak dashuri do ti shkaterroje jeten sepse frikesoheshe nga ondrrat e saja, ondrra per te cilat do te punoje panderpre derisa do te harroje ti shfaqje kujdesin minimal, dashurine e cilter e te thjeshte qe ke pasur ne ditet e para qe kur kishe pare ate fytyre nen floke te shumengjyrshme, do te hallakasje arsyet pse do te deshtoje, do ti perqafoje ato, dhe do te provoje te flije, te harroje, me shpresen se neser kur te zbardh dita ajo do te ishte vetem nje kujtim i fshire nga makina e doktor mierzak, por atehere vjen pjesa me e rende kur e di qe gjumi ka qene i zakonshmi, dhe klementina akoma osht pjese e ondrrave tuaja, keshtu qe vendos te heshtesh, te largosh mendjen nga ajo, te provosh niqin menyra, te ndrydhesh ndjenjat, dhe kur mendon se ia del, ato te dalin si nje bumerang sa te marrin fjalet dhe flet si nje i pergjumur duke llomotisur fjale te cilat nuk kane kurrfare kuptimi derisa shikimin e ke te humbur ne ato kujtime, ato ondrra, derisa kerkon te gjesh arsyet e thurura mire e mire ne ato net, por tashme osht vone…

je duke pritur trenin per Montauk…

ndoshta ondrrat qe ke pa kane qene vetem ankthe te netve pa gjume… ndoshta gjithcka qe ka dasht ka qene nje dashuri e thjeshte, e cilter, butesi, nje zemer qe do ta donte ate pakufi… ndoshta edhe osht vone… ndoshta nuk ka ka pasur nevoje per te pritur trenin per Montauk…

ndoshta vertete jemi ne sikur femijet e korit te Britain’s Got Talent… vecse ne vend qe te na duatrokasin salla, apo te marrim te kater x-at, neve na prisin te kryejme shfaqjen, dhe pastaj me nje ze keqardhes te na thone ‘ndoshta me shume fat heren tjeter’… por, shumica as nuk do te merrnin kurajen te hipnin ne podium…

por, edhe ndoshta do te merrje butonin e arte e vizen direkt per ne finale… ndoshta vertete nuk e dini sa te shkelqyeshem jeni, ngjashem si ata femijet qe te marrin frymen me ate interpretim… ata s’jane humbes…

humbes jane ata qe nuk provojne dhe u dorezohen anktheve te neteve pa rryme e me stuhi erash, te cilat na fusin te dridhmet… se paku kjo osht e sigurt, pa ndoshta…

bota ka nevoje per me shume femije kori irlandez, e me pak xhoela… ka nevoje per me shume guximtare te cilet nuk u dorezohen anktheve, frikes, por marrin guximin te dalin ne podium, te thone ato cfare duan te thone, cfare ndjejne… te shkaterrojne ndoshtat, pasi ndoshta eshte fjala me e keqe qe mund te thoni…