Kur je njeri i mirë të shfrytëzojnë të tjerët.

Në tri episode të këtij dokumentari të Sky, të cilin mund ta shihni në SkyShowtime, ofrohet një histori e detajuar e Nënë Terezës, nisur nga fëmijëria e saj si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, deri te kujtimet që kanë sot emra me lidhje të ndryshme në jetën e saj.

Mbresëlënëse është zanafilla e saj në rolin e një gruaje bamirëse, nga Shkupi e deri në Kalkuta. Për neve, si shqiptarë, është goxha e këndshme të shohim historinë e një gruaje që ka arritur edhe shenjtërimin për punën e saj.

Por, siç vërehet edhe nga titulli, seria kërkon të gjejë motivet e vërteta pas veprimtarisë së Nënës Terezë.

Krejt nis fillon me kushtet e rënda në qendrat e kujdesit dhe spitalet në Indi, të cilat disa të intervistuar i shohim me një mëdyshje nëse qëllimisht janë lënë në aso mënyra që banorët e tyre të jenë më afër Zotit falë vuajtjeve.

Pastaj, kalohet edhe tek lidhja e saj me emrin kryesor pas skandaleve të keqtrajtimit të fëmijëve nga priftërinjtë në SHBA, të njohur nga filmi ‘Spotlight’.

Është një seri prej tri episodeve (tri orë në total), që ofron një qasje të pakursyer në jetën e Nënë Terezës, me qëllim që të qartësohen ato pjesë të hirta, dhe të zbulohet e vërteta.

Personalisht, më ka pëlqyer goxha shumë, sidomos epilogu, nisur nga fakti që njëri nga principet e mia është që më mirë të përballemi me dyshimet se sa të hamendësojmë për një jetë. Nota personale: 5/5

Mund ta gjeni edhe në YouTube – https://www.youtube.com/watch?v=w125p5LS56A

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: