Netet e gjata të dimrit na bojn me urrejt bukurinë e bores dhe ngujimin nën qebe si luftë ndaj acarit të kësaj stine. Por, më të këqijat janë ato net 16 orëshe pa bore, e pa acar, net të cilat i pason një diell i vyshkur pa aftësi për të nxehur token, ajri, apo shpirtin tone.
Mendja osht send i cuditshem, t’shkon te ma e keqja, deshte s’deshte. Edhe s’ka kushte ma t’mira se netet e gjata t’dimrit me mendu e fiqiru skenaret ma negativ qe munden me ndodh neser, masneser, n’tjetren jave, n’mot, mas 15 vjete, n’jeten tjeter.
Edhe kur t’dalin para krejt kta skenar njeri shqetsohet, frikesohet, metet pa gjume. E bon sabah, e nese nuk ka bore ose mjegulle, ose dicka me kujtu dimri, vec qe perkeqsohet ma shume.
Krejtve ju ndodh kjo. Ama, jane do qe kur t’mrrijn te kto pika, n’vend qe me bo sabah me gajle, ia nisin i mendojn do sene tjera.
Kta njerz i kujtojn s’pari skenaret e ngjashem qe ju kan ndodh n’t’kalumen. Ia nisin mi kujtu njerzt qe ju kan gjet n’ato momente. Nese s’ka pas njerz e kujtojn Zotin, e kujtojn veten se sa t’forte jon kon. Familja e shoqnija jon t’mdhaja, sidomos te na shqiptart, ama t’mjafton e t’teprojn gishtat e dy durve mi njeh ata qe na japin siguri, dashuri, lumturi gjithmone. Edhe zemra jone s’osht si Rusia e madhe me pranu shume. Bohet kanihere si Rusia nese osht nevoja. Ama t’rralla jane kto raste.
Keta pak veta nuk ndryshojn statutin. Mbesin aty gjithmone, n’t’mire e t’keqe. Mbesin njerzt t’zemres, rojtare t’saj, rojtare t’tane, njerz qe n’midis t’neteve t’gjata e pa gjume per neve, e prishin gjumin e tyre per me qene me neve.
Nuk jane si te tjeret, per ni moment, per ni muaj, ni vjet, ni periudhe jete. Keta jane ata qe mbesin si ne zhegun pervelues te veres, si ne stuhite e vjeshtes. Jane te veshtire per ti gjetur, por, ne momentin qe i gjejm jemi me te bekuarit.
Ama, bekimi ma i madh osht te gjesh njeriun me bashkeudhetu kete jete, dhe te tjerat qe vijne pas.
Tek ‘Simpoziumi’, Platoni shkruan qe sipas mitologjise greke, njerezit ishin krijuar me kater duar, kater kembe, dhe koke me dy fytyra. Nga frika e fuqise se tyre, Zeuisi i kishte ndare ata ne dy pjese, duke i detyruar te kalojne jeten ne kerkim te gjysmes tjeter.
Edhe pse jetojme te plote gjate tere jetes, ne momentin kur shfaqet gjysma tjeter e verejme mungesen qe keni pasur, dhe ndjeni veten edhe me te kompletuar.
Kjo mund te vonoj. Mund te keni iluzion se keni takuar, te mashtroheni, ama, thjesht, e vereni, e dini, kur ndesheni me gjysmen tjeter. Zemra e di me mire se ju. Dhe kurre mos provoni te adaptoni zemren. I din ajo punet e veta. Mos e ngoni as trunin, sidomos ne netet e gjata te dimrit, ato pa gjume.
Me shfaqjen e gjysmes tjeter, netet e gjata te dimrit do te jene te shkurtra, stuhite e vjeshtes te pafuqishme, e interneti i vales shume i dobet.
E di qe keni pasur periudha te veshtira. E di qe shpresa ka humbur me shpesh se qe duhet. E di qe te keqijat mblidhen dhe zgjidhja nuk shihet kerkund.
Ama, a e dini kur ishim fmi, edhe njo nder shenjat e para te rritjes ka qene blerja e patikave me toja? A e dini sa zor e kemi pas mi zgjidh nyjet kanihere. Dikush prej prindve, msusi, ose edhe axha Musah n’rruge na i ka zgjidh. Pa marr parasysh sa keq jon lidh, ato jon zgjidh. Kanihere na ka nimu dikush, kanihere i kemi zgjidh edhe vet. Ama s’ka met nyje e patikave pa u zgjidh.
Njejte edhe keto problemet qe na kujtohet ne keto net, edhe ato zgjedhen. Kanihere vonohen, ama zgjedhen.
Mos u ngutni, mos u deshproni, mos nxitoni. Ma e mira do te ju gjej, dhe atehere do te ju bej me te lumturin.
buon 116 compleano mio Milan <3