Në verën e 2012tes derisa shkoja me fal namazin e Sabahut, për arsye se pernime osht kon shumë nxehtë edhe nuk m’osht dasht mu vesh shumë, me kusherinin tonë t’dashur, kojshin që nuk osht bash kojshi, diskutojshim qysh duhet me fal edhe namaze tjera. Edhe plani osht kon që n’2013ten me fal Sabahun edhe Drekën; tani ma vonë me shtu edhe Ikindinë, e kështu me rradhë. Ama planet si shumica e planeve – kan dështu.

Derisa unë jom besimtar që mundohet me praktiku fenë së paku ni t’Xhuma, bashkë-besimtarët tjerë nuk pritojnë me na kallzu sa që edhe kjo xhumaja jonë osht gati se hiq, e pavlefshme nëse nuk i bojm edhe namazet tjera obligative. E mas këtyre namazeve obligative, vijnë namazet kompensuese për ato që i kemi hup që 22 vjet (prej moshës 7 vjeçare thojnë që duhet mos me hup asni namaz). E nëse i kryjmë edhe kto, tani vijnë namazet nafile.

Mas namazit, thojnë që duhet me msu edhe gjuhën arabe se theksimi i sureve osht ma i kjartë, osht ma sevap tek e fundit me lexu arabisht. Nëse s’mundemi me lexu duhet s’paku me kqyr me ngu vajz, fetva, e ksi senne.

Masi t’ja nisim mi ngu kto duhet mos me ngu muzikë, se muzika osht haram. Bashkë me muzikën vijnë edhe haramet tjera, si serialet turke, apo çfarëdo seriali e filmi. Tani lista e harameve veq sa shkon e zgjerohet. Në të njëjtën kohë për me kompenzu krejt këtë ‘jetesë n’haram’ na duhet me bo edhe sakrifica tjera, pos Kuranit duhet mi ndjek edhe hadithet. Tani hadithet veq dalin përditë ka njo i ri, edhe kanihere ni hadith mohon tjetrin. Tani njeri bjen n’dyshim cilit mi besu, edhe s’din çka me bo, kshtu që ja nis mi bo të dyjat.

E krejt kto i bojm për me perfeksionu identitetin tonë fetar edhe me ju rujt dënimit t’Zotit. Ktu osht krejt problemi – unë Zotin nuk e perceptoj si perëndi që kërcënon krijesat e tij. Unë ma shumë shoh dashuri n’Zot se sa frikë. Nëse don diçka nga frika, ma mirë osht mos me dasht hiq.

Ngopja e apetiteve të fesë, më fakt të krejt atyre që folin për fe, klerikëve e besimtarëve të thjeshtë njëjtë, osht e pamundur. Këta jon t’fundit që munden me na gjyku se a jemi besimtar a jo. Nëse namazi, apo dëgjimi i ni ligjerate m’përcakton mu si besimtar që ka mu shpërbly, derisa dikush veq pse nuk ka bo diçka që kërkojnë kta njerzt, po osht kon njeri i mirë, e i ndershëm për komunitetin po nuk shpërblehet për jetën e tij t’drejtë, atëherë mendoj që jon do sende jo n’rregull ktu.

Sidoqoftë, besimi, praktimi i besimit osht individual. Mos u boni pre e gjykimeve te tjerve. Me ronci osht ajo që e ndjeni ju, mirësia që i ofroni njerëzve, kafshëve, natyrës e rrethinës së përgjithshme. Edhe Zoti, i interpretuar në shumicën e feve udhëzon njeriun të jetë njeri i mirë me njerëzit e natyrën niher, e tani edhe me Zotin.

Mirëpo, njeri osht qenie e tillë. Mendon që i din krejt, edhe osht përgjegjës për krejt njerëzimin. Nuk din me respektu individualitetin.