Categories
Journal

Nikolla

Sot e para 159 vjete ka lind shkencëtari ma i madh i t’gjitha kohrave për mu. Do e qujn ‘zot’ t’shkencës, do e bojn ‘legjendë’, e do edhe nuk kan ni sa duhet për to.

Ka shumë arsye pse ai nuk osht msu sa duhet te na – do e cilësojnë serb (kjo osht arsyeja kryesore), do e cilësojnë kroat (kjo osht arsyeja dytësore), e do edhe amerikan (kton nuk e kan dit se i kishin kushtu ma shumë rondsi).

Mirëpo, pse osht ky njeri ma i madh, shkencëtari ma i madh që ka hec përmi këtë planet. Mas miri na e kish shpjegu ni fizikantë i zoti (diçka që un s’jom, edhe pse e kom pas 5she gjithmonë – hejterat kan thon ma ka lon mixha me t’njofshëm, amo n’gjimnaz i kemi demantu). Amo un po mundona me at temën me e përmend pak…

Secila shpi n’botë ka rrymën alternative (AC) sot. Kjo rryma nuk ka qenë ktunihere, po ka pas veq qira. Si ni popull që jemi msu me hajna e ‘ratni profitera’ që sa vjet, boll mirë e dimi qka osht me hjek me qira e pa rrymë. Nikolla osht ai që e ka zbulu këtë rrymën që apët shumica nuk pe pagujn sot. Nuk pe pagujn se po thojnë duhet me na dhon pa pare (shqiptari nuk ngihet). Tesla e ka pas ni ide për mu furnizu me rrymë fal do pikave që gjenden nëpër dynja, amo nuk osht jetësu kurr ky projekt. Fajtor për kto osht nifar italiani që e përmendim pak ma poshtë.

Për edisonin keni ni se qashtu ju thot sistemi. Ky tipi nuk ka qenë zbulues, ka qenë biznesmen. Jon kon rreth 20 veta që e kan dhon idenë për llambën e rrymës. Edisoni ka marr diçka pi tyne, edhe e ka bo atë llambën, amo ka pas problem me rrymën direkte (DC). E ka punsu Nikollën me ja ndreq, edhe masi ja ka ndreq, nuk ja ka dhon paret që osht dasht. Nikolla ka dal e ka bo rrymën e vet – AC. Dallim kryesor n’mes ktyne dy rrymave osht që DC-ja e edisonit osht me voltazhe ma t’vogël edhe ruhet nëpër bateria, derisa AC-ja e Nikollës osht me voltazhe ma t’nalt edhe shfyrtzohet për mu punu qeky kompjuteri ku pe lexoni tashti kete far senden.

Kjo osht kon arsyeja qysh biznesmeni edison i ka bind at’here njerzt qe DC-ja osht ma pak e rrezikshme edhe e nevojshme për mu përdor, jo AC-ja. Tesla ka shku e ta ka shfrytzu edhe Niagarën për me prodhu rrymë e ta ka bajt deri n’30 kilometra. DC pos n’bateri s’ka ku sillet.

Derisa edisoni ka bo llamba që po na thojn s’na vyjn tashti, Nikolla i ka bo t’neonit qe hanez tashti po hin n’formë. Ka pas patente, t’cilat edhe e kan domtu n’fund. Mas shumti osht kon largimi i financimit t’JP Morganit (pasqyra ma e qartë e kapitalizmit) pasi ni kopjues tjetër që osht shpërbly me nobel n’fizikë e ka zbulu kisne radion.

Nikolla e ka incizu edhe e ka ideu i pari radion, marconi e ka transmetu sinjalin trans-atlantik edhe qe e zbuloj radion. Mas ktij hapi Nikolla osht përgjigj ‘Marconi osht djal i mir. Le t’vazhdoj. Osht tu i përdor 17 patente t’mija (jo patente t’pantollave po asi sende qe e regjistron ni zbulim edhe t’atribuohet ty qe e ke zbulu i pari). Kur osht zbulu radioja, n’fakt kur i osht atribu Marconit, JP Morgan e ka ndërpre financimin e Nikolles i cili ka vazhdu përkundër ‘shkaterrimit nervor’ me bo sende t’mdhaja.

Watsoni e ka zbulu radarin më 1935, më 1917 Nikolla e ka dhon i pari idenë. Rontgeni i ka zbulu rrezet e rëntgenit, Nikolla i ka testu i pari amo ka refuzu me vazhdu me to se t’rrezikshme sipas tij për shëndetin.

Tesla cilësohet edhe si zbulues i tranzistorave, njeriu i parë që ka regjistru radio valë nga jashtë planetit tonë, që e ka zbulu frekuencën rezonante t’tokës e shumë sende tjera që vonohemi mi përmend si wirelessin, motorin elektrin, digitronin, etj.

I ka pas edhe do ide t’mdhaja për me shpërnda rrymën pa tela, për me diktu motin e të reshurat me rrymë, për me kriju gjeo-stacione që na kishin furnizu me rrymë falas (po ju kojtet po?), edhe plus ni ide t’trent për me bo ni lloj shtesë si atmosfera me rrymë përreth tokës që me intervenu kundër pajisjeve ushtarake t’cilat ishin djeg me intervenim prej bazës n’tokë. Kjo ideja e fundit osht shfaq rreth vitit 1935, katër vjet para se Hitleri me kap malin. Sa jeta ishin pshtu prej at’here deri tashti. Sa miliarda dollarë i kishin kursy amerikanët?!

Ka fol serbisht e kroatisht, anglisht, çekisht, gjermanisht, frëngjsisht, hungarisht, italisht e latinisht. Osht kon vizionar jo-materialist që ju shpagu keq n’fund kur ka vdek i gjorë me ni banesë n’Nju Jork pa asni cent n’xhep.

Sot, s’paku osht mirë me dit se ka na ka ardh qekjo rryma e qato sendet që i përmendem ma nalt. Edhe mi thon ni FALEMNDERIT t’madhe Nikollës – shkencëtarit ma t’madh që e ka pas njerëzimi!

n’ket link i gjeni mendimet e tija për disa çështje shoqërore, mendime që hala edhe sot kanë kontradikta prej ksaj shoqnie ‘moderne’ – http://mentalfloss.com/article/51617/13-nikola-tesla-quotes-his-birthday