Edhe një seri tejet mirë e realizuar nga National Geographic, por që më shumë përqendrohet në historinë e njerëzimit. Secili episod është i përpiluar me një mostër të shkëlqyeshme.

Narracioni i Jason Silva-s është i shkëlqyeshëm. Në të gjejmë pasionin për shpjegimin e secilës temë që kap seria. Pos kësaj, gjatë shtjellimit të temës së episodeve, shfaqen ekspertizat e njohësve të ngjarjeve në fjalë. Janë shpjegimet të hollësishme edhe shumë të thjeshta. E të gjitha këto, shoqërohen me inskenimin artistik të ngjarjeve. Pra, është një kombinim i shkëlqyeshëm duke anuar mjaftueshëm në çdo pjesë të lartpërmendur. Dhe si rrjedhojë kemi një seri mbresëlënëse.

Ashtu siç mund të mësoni nga emri, seria ndjek rrugëtimin e njeriut nga zanafilla deri tek kohët moderne. Dhe gjatë këtij zhvillimi të species tonë, këtij rrugëtimi padyshim që kanë ndodhur procese që kanë dhënë kuptim zhvillimit. E këto procese vijnë ndaras në çdo episod.

Fillimi, lufta me viruset, paratë, komunikimi, luftërat, e ardhmja, e panjohura, e shumë detaje tjera përshkruhen në detaje në çdonjërin prej episodeve. Dhe shumica prej tyre do të ju mahnitin me mënyrën e inskenimit të ngjarjeve.

Këtu do të përmendja vendimin për të ndërruar vendbanimin, për të dal nga shpellat të banorëve të parë në këtë planet. Zbulimi i zjarrit vjen në mënyrë bukur të inskenuar që rrjedhimisht ndikon edhe në ushqimin dhe pjekjen e gjahut që ka efektin e vet në zhvillimin e njeriut. Më pas vjen zanafilla e letrave të njohura si para, që vjen si ndoshta pjesët më interesante në krejt serinë. Mënyra e tregtisë, luftërat dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e teknologjisë për të cilën është dashur të sakrifikohen goxha numër i njerëzve.

Pra, është një seri me plot momente të bukura dhe edukuese. Sigurisht ka pak hapësirë të çuar bosh sa për të mbushur kohën, gjë që reflektohet në notën time. Nota personale: 4/5

 

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: