Për skenarët, Martin McDonagh e Aaron Sorkin do të duhej të merrnin Oskar. Derisa McDonagh ka ndonjë gjasë nëse nuk mposhtet nga Guillermo del Toro e Vanessa Taylor për tregimin e tyre piktoresk tek ‘The Shape of Water’. Por, që të dy do të mposhten nga Jordan Peele, nëse ‘Get Out’ nuk do të marr çmimin për filmin më të mirë. Pra, nëse Peele nuk del fitues, atëherë priteni lirisht ‘Get Out’ të marr çmimin e fundit të mbrëmjes për filmin më të mirë.
Greta Gerwig nominohet për njërën nga veprat më të mira filmike të vitit, derisa Emily V. Gordon e Kumail Nanjiani kanë bërë një film me dialogë tejet të këndshëm e të mençur, por është shfaqur herët dhe pa fuqi për të konkurruar seriozisht për Oskar. Titulli do të duhej të shkonte për Jordan Peele, Get Out.
Skenari i adaptuar do ti takoj James Ivoryt me ‘Call Me by Your Name’ sepse ndonëse tregim me nuanca pedofilie, nuk është problem për Akademinë kur të dy karakteret janë të së njëjtës gjini. Po të ishte një lidhje dashurie ndërmjet një burri 30+ dhe një vajze 17 vjeçare, do të shihnim linçim të Sandlerian.
‘The Disaster Artist’ ka shkëlqyer më së shumti në aktrim, por përfshirja eventuale në skandal të James Francos ka lënë hapësirë për nominimin e skenaristëve. ‘Logan’ me mëritë është njëri ndër filmat më të mirë të Marvelit, e serisë së X-Men, a Mudbound sjell një tregim goxha të prekshëm për racizmin. Netflixi e ka bërë ndoshta që të mbetet i nënvlerësuar pasi ka gjithçka, edhe cilësinë për të qenë i nominuar në mesin e filmave më të mirë të vitit.
Edhe për regji Jordan Peele është kandidat për Oskar. Një çmim do të merr, së paku. Regji më të mirë se Christopher Nolan i cili është nominuar nja pesëmbëdhjetë vite me vonesë, nuk ka. Por, Guillermo del Toro do të marr për shkak se filmi përmban më shumë material, ndonëse nuk mbetet patjetër para Dunkirk. Nolan meriton, Del Toro e Peele do të fitoj varësisht cili humb kategorinë për skenarin më të mirë.