Categories
Filma

Out of Africa (1985) – Recensim

Vendasve iu pengon shpejtësia, ashtu siç na pengon neve zhurma…

Ashtu siç është shkruar në libër, filmi për historinë e një baroneshe daneze në Keninë e pjesës së parë të shekullit të kaluar, ecën shumë ngadalë, dhe kjo është arsyeja pse ndoshta shumëkush nuk do e preferoj e do e lë në gjysmë. Ose as nuk do e nis.

Nuk është ndër filmat që do të ju mbeten në kujtesë, por për këto ditë që janë më të gjata, mund të në afrojë iftarin më shpejtë e më lehtë :p

Filmi është i bazuar në librin autobiografik të një pasanikeje daneze, Karen Biksen, e cila zhvendoset në Afrikën Lindore Britanike, afër Najrobit, për të ndërtuar një plantacion kafeje.

Meryl Streep vjen në rolin e Karen, e cila martohet me Brorin, derisa Denis – Robert Redford, është ‘rrota e tretë’ në këtë histori.

Një tjetër e mirë e filmit, pos aktrimit të shkëlqyeshëm të Meryl Streep (duhet ta pranojë këtë), është bukuria magjepsëse afrikane që na ndjekë përgjatë gjithë filmit. Dhe këto dyja mbërthehen kur Karen merr një qasje krejt tjetër ndaj vendasve për dallim nga kolonët tjerë të asaj kohe.

Karen thyen muret ndarëse ndërmjet dy botëve, është më afërt me vendasit, interesohet për jetën e tyre, të cilën provon ta pasurojë duke hapur shkollë, duke lehtësuar kushtet e punës e jetës, duke iu dhënë më shumë nga jeta perëndimore.

Në anën tjetër, bashkëshorti i saj, është më shumë një kolon ‘klasik’ i cili merret me argëtimet e asaj kohe – gjuetinë – dhe pothuajse kurrë nuk është prezent në planin e tyre fillestar, e jetën e misionin e Karen. Këtu paraqitet Denis, i cili nuk është aq ndryshe nga Bror, por megjithatë, kanë dallimet e tyre.

Skenari është mirë i ndërtuar, regjia e bukur, ashtu siç mund të presim Sydney Pollack. E vërtetë që filmi mbetet i gjatë, dhe asgjë nuk e ‘mbulon’ këtë, e ndoshta pak i mbivlerësuar me shtatë Oskarë, por ndoshta e 85ta nuk ka qenë vit aq i frytshëm. Nota personale: 3/5