Si zakonisht, Adriano Galliani duhet të kapet me diçka. Kësaj radhe ishin imazhet televizive që prodhon Juventus. Vet fakti që realizimi i transmetimeve realizohet nga klubet është budallallëk, mirëpo çfarë mund të pret njeriu nga kjo Serie A.

Pas një janari bajagi kallaballëk – si zakonisht një grumbull lojtarësh me të drejtë blerje, prej të cilët më të mirët do të kthehen nga ku kanë ardhur pasi nuk do të ketë vend se skuadra është e stërmbushur, arsyetimi i Gallianit përsëri, thotë njeriu që dikush tjetër ia ka sjell ata ‘lojtarë’ me zor.

Paletta ishte më i mirë se që kam pritur. Antonelli shkëlqeu, mirëpo një majtak defanziv që i ka shënuar Juventusit ka qenë edhe Djamel Mesbahu. Nuk di pse Inzaghi vendosi të kthehet në 4-3-3, mirëpo të gjithë e dimë që Inzaghi nuk di gjë (edhe Jon Snow di më shumë se ai). Kam menduar që me Bonerën si kapiten nuk mund ta shoh Milanin ma keq, mirëpo a e pashë Muntarin kapiten, njeriun më injorant në fushë me fanellën e Milanit në dekadën e fundit, më mjafton për të dëshmuar epokën më të errët të Milanit.

4-4-2 është më i mirë, bile 4-4-1-1 edhe më e mirë. Dy krahë po na shkojnë huq, mesfusha po zgjerohet shumë, reparti prej repartit janë më larg se Kosova prej BE-së në 4-3-3. Taksirati po duhet të durojmë, por siç thotë një thënie e vjetër ‘edhe kjo kalon’, qoftë e mirë qoftë e keqe si tashti.