arsyetimi qe numri sa ma i madh rezulton me sukses osht banaliteti ma i madh i mundshem….
1.2 miliarde indiane per 120 vjet kane fitu ma pak medalje se sa 2 milione sllovene per 25 vjet ne olimpiada….
ma mire 200 mije njerez punojne se 7 milione badihavxhi
flamuri kuqezi, edhe pse thelbin prej 1912 e ka bajagi t’njejte, osht ndrru shume me vite… kur flasin per katragjysherit e masanej futen n’ujera jo aq t’kthjellta…
kurre n’librat e historise nuk osht dhane n’detaje tranzicioni i emrave prej ilireve n’arbereshe, e masanej n’shqiptare…
qysh kom lexu, termi shqiptar ka lind prej arnavut me konsolidimin e pushtimit osman dhe shtrirjen e myslimanizmit… asokohe kane qene arber edhe epirote, dhe asnjona prej ketyre principatave ti quaj nuk kane pranu qe dikush jashte besimit te krishtere mu qujt me kto dy terme…
me shtrirjen e myslimanizmit dhe lehtesive qe ju ka ofru pushteti, termi shqiptar ka nis me dominu edhe ka mbet qe prej atehere… qysh kom lexu pak ma shume se librat e klases t’peste t’historise…
e kom cek ma heret n’kolumnet n’Borozani (vendosje produkti:P), qe per mendimin tim, deshira per bashkimin nga poshte vjen kryekeput si rezultat i suksesit t’Shqiperise n’futboll me kontribut t’konsiderueshem t’Kosovareve… thjesht, pa ata lojtare, Shqiperia do te rrezikonte ti kthehet diteve kur i mundte Andorra…
gjaja ma e mire qe munden me bo n’futboll, osht me nis me zhvillu futbollin anej, me kriju talente, jo me prit mi marr gati nga Zvicra, Gjermania, apo si zakonisht nga Kosova… osht ma mire kjo se sa me manipulu lojera per t’cilat po denohen nga UEFA…
termi kombetare, national team e perdorin krejt vendet… kombetarja e Gjermanise ka plot turqi e afrikane, Rusia ka gjermane, Spanja ka braziliane…
ata qe provojne me ju lidh kombetaren e Shqiperise si t’paster shqiptare, jane shkalla ma e larte, e rrezikshme e radikalizmit edhe racizmit… nuk ka kombetare popujsh, ka kombetare shtetesh qe lujn futboll… sot ekziston kombetarja e Kosoves, edhe ka me ekzistu per shume kohe… pa marr parasysh kundershtime qe vijne nga brenda Kosoves, e nga Shqiperia, edhe pse doren n’zemer i kom prit nga Serbia…
p.s. per Dastidin e Adriatikun qe jon sulmu padrejtsisht e panevojshme n’menyre aq banale pi komentatoreve t’deshtum, shkon nga nje puthje n’stilin e Blanc…