Revenge P&rn!

Shpesh mund ta lexoni nëpër lajmet ndërkombëtare, e disa shtete edhe kanë përcaktuar ligjet kundër kësaj dukurie. Por, jo ‘Shtëpia e guximtarit, e toka e lirisë’. As në vitet ‘90ta.

E në vitet ‘90ta p^rnografia ka qenë më shumë në letër se në monitor! Dhe një kontribut në zhvillimin e internetit mund t’i atribuohet edhe tematikës së kësaj mini-serie.

Pam & Tommy ka të bëjë me yllin e serisë Baywatch – Pamela Anderson dhe pjesëtarin e një grupi roku – Tommy Lee, dhe kasetën e tyre intime.

Tetë episode japin gjithçka që ka të bëjë me historinë e kasetës së tyre intime, duke përfshirë të gjitha ngjarjet, filluar nga periudha para njoftimit Pam dhe Tommyt, deri tek mbyllja e kësaj historie, për sa të mund të mbyllet një rast i këtillë.

Në thelb, kjo miniseri sjellë karaktere mendjelehta të ngujuara në një pozitë të palakmueshme që provon të shfrytëzohet nga karaktere tjera mendjelehta, dhe sigurisht të prishura, derisa secili provon të bëj diçka më të madhe se sa vet karriera e tyre.

Kjo i bashkon të gjitha karakteret, që fatkeqësisht janë të bazuara në ngjarje të vërtetë, për aq sa mund të konsiderohet diçka që adaptohet në një miniseri të këtillë, ngjarje e cila nuk mund të themi se teprohet nëse konsiderohet si diçka që ka ndryshuar internetin!

Aktrimi i Lily James e Sebastian Stan është i shkëlqyeshëm derisa arrijnë të jetësojnë karakterin e Pamela Anderson e Tommy Lee me sukses. Seth Rogen si karakteri famëkeq që ka vjedhë kasetën e lartpërmendur përshtatet me karakterin e tij goxha mirë. Rolet tjera janë më dytësore, ndonëse kanë disa pjesë kyçe në shtjellimin e ngjarjes.

Kjo miniseri tregon goxha mirë mendjelehtësinë e njeriut, veprimet e pamenduar të së cilëve dinë të kenë pasoja fatale për pjesën e mbetur të tjetrit. Dhe derisa kaosi rrënon jetët e këtyre karaktereve kryesore, shumica dërrmuese shikon dhe kënaqet me krejt këto, sikur të shikonte një shfaqje cirku.

Është mini-seri e rëndësishme, për shumë arsye filozofike në fakt. Janë disa momente që të bëjnë të ndjesh dhembshuri për karakteret në fjalë, qofshin edhe ato më negativet. E në të njëjtën kohë goxha të prishin nervat. Nota personale: 4/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: