Categories
Filma

Para nominimeve – Oskarët 2016 (7)

Të enjten, në ora 14e30 sipas kohës tonë publikohen kandidatët për më të mirët nëpër kategori të ndryshme të kinematografisë. Ky artikull do të jetë parashikimi i fundit se kush do të mund të nominohet, e kush meriton të nominohet.

Tek rolet dytësore, nëse nominohet tek femrat, Alicia Vikander do të meritonte të fitonte. Ka pasur një vit të shkëlqyeshëm me katër filma, në secilin duke aktruar më mirë se në të kaluarin. Kate Winslet është mësuar të fitoj, dhe mund të jetë favorite për shkak të performancës të mahnitshme në Steve Jobs. Rooney Mara, Jennifer Jason Leigh, e Rachel McAdams mund të mbyllin këtë kategori me nominime.

Sylvester Stallone e Mark Rylance kanë të siguruar nominimin. Edhe Benicio Del Toro ka qenë i mrekullueshëm tek Sicario, ngjashëm si Idris Elba tek Beasts of No Nation. Për pozitën e fundit do të merrja Jacob Tremblay, por nuk mund të përjashtohet as Paul Dano për Love & Mercy.

Edhe regjia është gati e sigurt – Inarritu e Spielberg, bashkë me Scott janë të sigurt. Edhe McCarthy për Spotlight do të duhej të ishte pjesë e të nominuarve. Todd Haynes për Carol e George Miller për Mad Max: Fury Road do të duhej të mbyllnin këtë kategori.

Skenari i adaptuar do të duhej të ndahej ndërmjet The Martian, Steve Jobs, The Big Short, Room, e The Revenant. Skenari origjinal ndërmjet Inside Out, Spotlight, The Hateful Eight, Bridge of Spies, e Straight Outta Compton.

Për aktorin më të mirë do të kemi Leonardo DiCaprion (kurrë më afër Oskarit), Bryan Cranston, Matt Damon, Michael Caine, e Will Smith. Aktorja më e mirë ndërmjet Brie Larson, Saoirse O’Ronan, Cate Blanchett, Jennifer Lawrence, e Charlotte Rampling.

E qartë është edhe kategoria e filmave më të mirë të animuar me Inside Out, Anomalisa, The Good Dinosaur, The Peanuts Movie, e Shaun the Sheep Movie. Dokumentari do të duhej të ndahej ndërmjet Amy (favorit kryesor), The Look of Silence, Cartel Land, He Named Malala, e Listen to Me Marlon.

Për filmin më të mirë zor që do të nominohen dhjetë. Unë do të shkoj me tetë e ata janë: The Revenant, Spotlight, The Big Short, Bridge of Spies, Room, The Martian, e Straight Outta Compton.

Për mua filmat më të mirë të vitit mbeten – Room, Spotlight, Inside Out. Më të mirët në aktrim – Leonardo DiCaprio, Brie Larson, Jacob Tremblay, Alicia Vikander; mbrapa kamerave – Alejandro G. Inarritu, Aaron Sorkin, e Pete Docter & Ronnie Del Carmen (Inside Out). Për filmin e animuar më të mirë – Inside Out, dokumentarin më të mirë – Amy.