Categories
Journal

Parajsa

Parajsa tek të gjitha drejtimet abrahamike identifikohet me fjalën ‘kopsht’. Ndoshta për faktin që të tri këto fe kanë lind në një vet shkretinor kur kopshti ka ronci t’madhe sikur për Seferovitët edhe Telovitët tek ‘Tosun Pasa’.

Por, jo veç kopshti premtohet prej ktyne feve. Premtohen llojlloj sendesh tu nis prej amshueshmërisë, bollëkut n’ushqim, natyrë, e çmos. Mbi t’gjitha na premtohen ata që na kan lon vetëm n’këtë botë.

Ama ka shumë sende që nuk kan kuptim për parajsën. Mbi t’gjitha osht koha. Edhe ato n’dy mnyra.

E para osht që n’bazë t’ktyne feve abrhamike parajsa hapet kur t’mbarojnë jeta për krejt n’këtë botë. Kjo pi bjen që prej tutankamunit e knej, edhe anej, krejt ata njerzt jon me ni vend t’ndermjetem tu u sill. Tashti, paramendo me jetu 50 vjet, edhe me prit 6000 vjet. Nuk ka kuptim, a po?

Duhet me pas diçka ndërmjet, edhe shumica e feve nuk japin shumë informata për këtë send. Osht material i paktë që mundet mu gjet.

E dyta osht që premtohen se krejt njerzimi kan me kon me ni vend, domethon krejt ata miliarda njerëz. E mbi t’gjitha kan me qenë t’ni moshës. Tashti paramendo katragjyshat tanë me ni moshë me neve n’Parajsë. Nuk ka kuptim, apet!

Mirëpo, koha osht send i çuditshëm. Jo pa arsye e kom shpërnda thanien e Cohle te Maniakë t’Serialeve (vendosje produkti) i cili n’mesin e shumë sendeve t’thella kapet edhe me kohën t’cilën e cilson si faktorë që osht vendos n’botë me na afru neve kah vdekja.

Tek ‘Through the Wormhole,’ me ni episod diskutohet për mundsin me ec n’kohë. Jepen shumë lloj shpjegimesh edhe arsyetimesh pro e kundër ktij mendimi. Ama përfundimi osht që truni jonë nuk osht boll i zhvillum për me perceptu ni vend pa kohën qysh osht tani. Pra, truni jonë nuk e ka atë aftësinë me shku mbrapa n’kohë, ose me u ndal e me i zgjedh krejt alternativat që i kemi përpara.

Prandaj, koha n’parajsë mundet mu kon diçka ma ndryshe se ktu. Mundet edhe mu kon nifar imagjinate që ma t’vjetrit mi pa me ni imazh ndryshe na, e ndryshe mi pa ma t’rinjt. Pra, me qenë ni mënyrë perceptimi vizuel i gjeneratave t’ndryshme. Krejt ndihemi ni moshë, ama tjert i shohim n’mosha t’ndryshme, njëjtë qysh i kemi pa n’këtë botë. E për Napoleonin, Cezarin, Kortezin, ndoshta nuk mundemi mi pa me kontakt direkt, sepse ata duhet mu kon njo 400 vjet e 2000 vjet ma t’vjeter se na. Kjo nuk ka kuptim. Mundemi vetëm mi perceptu si vëzhgues. Megjithatë, lidhja ndërmjet ktyne duhet mu kon, me ekzistu dikun. Nejse, hina fell…

Qysh e perceptoni ju parajsën? A guxoni me mëndu ndonihere për to? Çka kishit dashtë me pas atje?

Shumica prej jush besoj që dëshirën e parë e kan mi pa ata pjesëtarë që nuk jon mo knej. Kjo për arsye se t’mira materiale kemi boll, ni pjesë e konsiderueshme. Mirëpo, fmija n’Afrikë kishin pas qef me pas ujë, bukë, edhe ni strehë. Domethon, neve knej munden mos me na josh ato sendet si ushqimet, frutat, e sendet tjera materiale. Na duhet diçka spirituoze.

Nuk muj pa e kalu edhe këtë send që xhihadistave ju premtohen 72 virgjëresha. Tashti, n’bazë t’disa shpjegimeve, kto nuk jon virgjëresha n’kuptimin që na e kemi n’këtë botë. Dikush i portretizon si qenie që kanë me ju shërby besimtarëve si shërbëtore, amo jo ashtu qysh mendojnë kta tipat ‘epshor’. Tekefundit, kush osht i interesum për 72 gra, kur me njo sun merret vesh allahile?

Secili e percepton imazhi ne parajsës n’veti. Mirëpo, dikush nuk lodhet për këtë punë, sa për mungesë imagjinate, sa për mungesë kohe. N’fakt dikush as nuk lodhet me mëndu e me ondrru për këtë jetë. Thjesht ec me rrjedhën e lumit, si krejt. Sa jetë e mërzitshme duhet mu kon kjo.

Paramendojeni diçka pa fund!!! Amshueshmëria osht fjalë e tutshme. Kurr mos me përfundu. Herdokurdo edhe na duhet mu lodh. Po lodhmi me 24 orë e 24 vjet e s’po lodhemi me amshueshmëri. Shpeshherëë kemi qef me u zhduk, me u bo grimca grimca edhe me u hup n’ajër kur t’na kapin rrezet e diellit.

Parajsa mbetet misterioze, e pasigurt, edhe ni premtim që për mu nuk e ka imazhin e kopshtit.

Për mu, parajsa kish me kon me borë, filma badhë e zi – kryesisht noir; lojëra bardh-e-zi t’futbollit e sporteve tjera; edhe Chekhovi e Dostoyeski me m’shkrujt libra ditë e natë. Ama për sa kohë?

2 replies on “Parajsa”

Interesante si qasje, shume sene qe i ke thane jane ato qe i ngacmojn thuajse te gjithe besimtaret; por disa ja u bojn ‘skip’-nga frika-disa ndalen nuk hyjne me thelle.
Ndersa te kjo pjesa per kohen, se si mund te jete nje vend(parajsa) pa kohe; eshte diçka qe as imagjinata jone e bujshem nuk o n gjendje me e mire-perceptu, sado qe kom lexu shpjegime gjithe ka dal diçka qe nuk u ‘perputhke me trunin’ tem.
Po ajo qe deshta me thane ke se, ketu mund te terhjekim nje paralele edhe me nje pytje se si- : do te ishte nje vend ku s’do te ishte as dite as nate? – qe universi jone ka qene ne nje gjendje te tille kom gjet nje argument nga Kur’ani(En’am :6), megjithate nuk kam mundur ta imagjinoj (ta konkretizoj).
Per kohen ne filozofi jane disa koncepte, s dy me kryesore jane:
1) klasiket grek(Platoon, Aristoteles. .) ku pohojne qe ekzistenca I paraprine kohes dhe
2) Kanti(jane edhe disa filozof tjere po s’po m vin ne mendje) ku phone se koha i paraprin ekzistences- me kete mendim pa hy ma thelle ne trajtim mendohet se koha eshte e amshushme.
Tani koha vlen edhe per shtazet, edhe jetesa e tyre diktohet nga koha, por nuk jane te vetedijshme per te; ndoshta mund te jete nje ‘kohe'( ne parajse pra) qe ne nuk do te jemi te vetedijshem per te (paralelja qendron vetem te koncepti i perceptimit te kohes jo diç me shume 🙂 )
E zgjata pak, po eshte hera e pare qe I komentoj dikujt ne blog, me na fal. 😉

Bash shembuj t’mire, iluminues ke dhon. Mire qe i permende edhe kafshet, se per to parajsa thone qe nuk ekziston. Paramendo ni parajse pa kafshe veq me njerez tashti. Bajat po m’doket 🙂
thnx per komentin 😉

Comments are closed.