Categories
Journal

Paramendo Nil Armstrongun shqiptar…

Unë kaniher mendoj. E di. Kjo mundet mi befasu bajagi ata që m’njohin personalisht, po çka’s ndodh. Edhe këtë nxehtë vere, çka me bo pos me mëndu…

Njona prej sendeve qe m’ka shti me mëndu osht kon muzika e shqiptarve. Martesa, fejesa, syneti, dora t’nuses, e bullshita si kto nuk kan t’ndalme tek ne. Edhe n’secilin rast t’tillë nëse nuk merr vesh krejt mahalla, edhe ajo tjetra, e nëse jemi n’katund, edhe ato katundet për rreth nuk na knaq. Ktunihere thojshin për inati t’shkive. Tashti ata shkije që i kemi jon t’pakt n’numër, kryesisht pensionera, edhe si për ironi shumë ma t’sjellshëm se do shqiptar, ultra-nacionalista, patriota, që ngopen edhe veç me muzikë rapsodike t’ni plaku që ma shumë llomotit fjalë t’pakuptimta me plotë adrenalinë që ja bojn trurin ma t’aftë me imagjinu skena t’Komenadosit t’Arnolldit n’mes t’katundit me plot gjelbërim, thjeshtësi, dhe atmosferë paqeje.

Për inati t’dushmonit, për inati t’mahalles tjetër, për inati t’kojshive që nuk e kan bo djalin synet, për inati t’kojshisë që i ka bo 25 vjet edhe nuk osht martu, për inati t’kojshisë që qika 20 vjet ka mi mbet te shpija, për inati t’…, për inati…..

Muzika osht sendi që shërben me përcaktu nivelin e gëzimit edhe t’hidhërimit. N’momentin që ka vdekje n’familje duhet me çkyq televizorin, radion, bile edhe telefonat mi vnu n’silent per ni javë. N’momentin që kemi sendin ma t’vogël për me festu duhet me lshu muzikën n’maksimum që mu dit se na kemi dasëm, fejesë, dorë, syneti, apo veq që Luanii osht n’qef edhe ju ka n’tek me trenu ni mahallë me muzikë.

Sa popull i cekët jemi….

Sa popull për gjynah që jemi…

Sa popull injorant që jemi…

Ti bjen tipi tupanat n’mesnatë, ta trazon me mahallë, me fmi, me vet ty që nesër ki mu qu n’shtatë, edhe ki me shku me bo punën që t’mban gjallë ty dhe familjen… ta lshon muzikën për tri ditë n’kup t’qilles qysh thojnë populli veq pse kan marrë dorë nuse… t’qesin me armë veq që kan pre 2-3cm lëkurë t’gjenitaleve t’birit…. ti trazojnë krejt mahallën me sirena n’ora 10 masdarke veq pse kanë ardh me marrë 20 peshqira edhe 10 tentene si qejz… ta trenojnë mahallën n’2 t’natës veq pse dikush ‘ka me hi dhondërr’… muzika, alltia, tupana…. mbi të gjitha shqiptarË….

Shqiptarë që tanë ditën t’shesin mend qysh kan votu për me shku kah EUropa, qysh gjithmonë e kan këtë ideal, qysh po punojnë n’frymën evropiane, qysh po mundojnë me honger e me kqyr si evropian, qysh i thojnë vetit evropian e perëndimor… Evropa aty ku rendi dhe qetësia e qytetarëve është Alfabeti i edukimit…

Edhe për mos me zgat ma shumë, qashtu qysh ja nis tu mendu, tu mendu, m’shkoj mendja te Nill Armstrongu. Tashti shumica e dijnë që amerikant kan shku n’HonË… do prej shqiptarëve që futen n’atë grupin e njerëzve që i përmenda nalt, jon aq t’ngritun sa bonvaki, bonvaki i dijnë edhe emrat e atyre…. osht rast i rrallë dikush me ditë frazën ‘Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigant për njerëzimin’….

Edhe Nill Armstrongu osht kon njeriu i parë që ka shkel n’Hon­Ë… tashti paramendo mu pas kon Nilli shqiptar… qka kishin bo ata t’shpis, sa ditë kishin lshu muzikë… a e kishin lshu Medën a Shyhreten… a kishin pagu tupana… a kishin lshu edhe natën, a veq ditën…. a kishin lshu muzikë hiq….

ShqiptarË, ju që po martoni, po fejoni, po merrni dorë nuse, po preni gjenitale, apo veç po shihni ondrra t’mira edhe po doni mi kallzu ni mahalle se sa t’gzushëm e t’mdhaj jeni… dijeni që ka njerz që kan shku edhe n’HonË, kan zbulu ilaqe që kan shnosh miliona, kan zbulu mjete e çmos, edhe nuk kan lshu muzikë për ni mahallë e ni katund… kshtu që n’krahasim me ta ju mundeni mu kon veq do sende që ju vjen era n’dill edhe kanë aftësi me josh miza t’zeza që ju shkëlqejnë krahët e tejdukshëm, kurgjo tjetër… krejt këto derisa ni pjesë, ajo ma e madhja e shqiptarëve vun prej juve, sun flen rahat, s’jon produktiv t’nesërmen, edhe mbi të gjitha kanë ma pak nerva, edhe pare n’telefon tu lajmru policinë gjatë gjithë verës….

Hajt tasht ndrrone cedejen se u bo bajat qikjo muzikë tan ditën….

Luani