E kam pak problem me këto vepra që lartësojnë antagonistët!

Për dikë që e sheh Peaky Blinders brenda një jave, a një muaji, pa pritur me vite për episodet e radhës, mund të duket një seri fantastike me ngritjen e Shelbyve nga llomi në kompani milionere me pjesëmarrje në parlament!

Diqysh është një fitore kundër të keqes së përgjithshme me të keqe!

Dhe krejt kjo është e pranueshme për neve si shikues sepse nuk shohim qytetarët fatkeq e të pafajshëm si viktima e kësaj ngritjeje, prandaj i frynë buzët, e vendos kapelën edhe thua pikifukinbllajnders!

Është mrekulli që një karakter ahmak si Arthur Shelby të mbijetojë për gjashtë sezone! Është qesharake! Pastaj ngritja e Majkëll Grej në fund, ani pse shtyrë nga arsye tjera larg kamerave, është po aq qesharake! Ideja që në fund do të mund të kishim një duel në mes Tomit dhe Majkëll, disi është…

Nejse…

Sezoni i fundit, sidomos fundi më kanë pëlqyer më shumë se sezonet paraprake, ndoshta pse janë më të zbehta në memorien time.

Kemi një Tomi Shellbi të rilindur derisa e gjen vdekja e krejt asaj që e njeh si jetë të tijën. Pastaj në fund, lidhja e pikave dhe përgatitja për filmin final, ndoshta, ishte goxha fund i mirë!

Por, prapë ka pasur ato endjet e kota në lidhje me fashizmin – a do ta vret apo jo Mozllin, a do t’ia “ngulë” apo jo Majkëll këtij, e kësisoj gjërash që kanë mbajtur gjallë krejt serinë!

Në fund të fundit ka qenë një Tomi Shellbi i cili sa më rëndë që e ka goditur jeta aq më rëndë ka goditur tjerët Tomi. Dhe goditja e madhe duhet të vijë në mot, në filmin final(!)

Seria ka momentet e mira – nisur nga kënga e serisë, fotografia, përshtatja me periudhën, edhe aktrimi i Cillian Murphyt, Helen McCrory, Tom Hardy, e edhe Adrien Brody, ka qenë për tu lavdëruar.

Por, pjesa tjetër është e mbushur me britma e çirrje, rrahje, e kësisoj kauza kinse çliruese për një veteran të vërtet lufte, për dallim nga këta tanët! Dhe këtu vijmë në fund të ciklit – aty ku unë, shumëkush mund të thotë, po shes moral kinse nuk çon mesazh të mirë, që nuk na e ka borxh, dhe prandaj padrejtë po e nënvlerësoj një vepër artistike.

Art ka, edhe temë e zhvillim karakteresh, por të gjitha në veten kanë të ligën! E kjo nuk vërehet nga shumëkush që verbërohet nga nevoja për një çlirim të ngjashëm thellë në unin e tij derisa provon të arsyetoj të gjitha të këqijat që dëshiron t’i bëjë si një hakmarrje ndaj një armiku të trilluar duke shkuar aq lartë në lartësimin e kësaj idhujtarie sa që i jep edhe atë “bazuar në histori të vërtetë” që dallon shumë nga e vërteta e cila është “inspiruar…”

Pastaj është episodi i katërt i sezonit të fundit, kur më në fund Shelbit dytësor, jo engjëlli Tomi, vrasin një gjyqtar futbolli që refuzon të kurdis ndeshjen! Njëherë ngjarja që më ndihmon në arsyetimin e mendimit tim që Peaky Blinders nuk është seri aq e mirë sa e konsiderojnë. Thjesht një tufë anglezësh të inatosur që përkundër mallkimit që besojnë që e kanë, njëqind herë i shpëtojnë vdekjes së sigurt derisa janë vet burim i vdekjeve së të tjerëve. Nota personale: 3/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: