Categories
Journal

Për ata që s’janë më

Ditlindjet, viti i ri, Bajramet (festat fetare), janë organizime familjare, diçka që festohet me familje… dikush preferon dy t’parat mi kalu me shoqninë… jo unë… familja gjithmonë vjen para shoqnisë… mirëpo ni pjesë e shoqnisë, ajo pjesë që munesh mi njeh me gishtat e ni dorës bohet familje… njëjtë edhe pse osht familje, s’domethanë që osht patjetër e afërt… veç mu kon gjak nuk mjafton… duhet angazhim për me majt lidhjen familjare… mirëpo familja e ngushtë, osht e ngushtë, qysh e kemi msu edhe Natyra e Shoqëria n’klasë t’tretë t’fillores…

Kjo jetë osht e varur prej kohës… koha i bon sendet me ndryshu… ‘ndryshimi osht ligj i Zotit, rezistenca ndaj ndryshimit shkakton dhimbje dhe zhgënjim’ Craigy…

Gjatë kohës njerëzit vijnë e shkojnë. Mirëpo disa që i njohim prej momentin kur ti hapim sytë, dhe i marrim si t’garantum që i kemi çdo ditë t’lume, ata nuk kanë ardhur kurrë, ama ni ditë do t’shkojnë. Për dikë kanë shku veç!

E këta t’fundit nuk e kan lehtë në ngjarjet që i mbledhin familjet bashkë. Problemi kryesor osht që shumica nga ne nuk majn ditarë. Nuk kujtojnë ditë të rëndomta. Ama, kto ditëlindjet, festat e vitit t’ri, festat fetare mbeten diqysh ma t’ngujuara n’kujtesën tonë. Edhe çdo herë kur vjen festa e radhës, truni nis me bo krahasime, kujtime se qysh ka qenë ma herët. Në mesin e ktyne kujtimeve ka hapësirë për ata që s’jan ma. Derisa kujtimi osht i mirë, edhe t’sjell pak freski, rikthimi n’momentin e tanishëm t’bon me mëndu qysh ish kon po mos t’kishin shku ata që s’janë më. I lshoni sytë rreth e përreth, edhe e vëreni mungesën, pa marrë parasysh nëse keni ndrru krejt dhomën, enterierin, prapë e gjeni ni vend t’zbrazët, edhe nëse s’ka hapësirë t’lirë mu ul kërkush.

Pak ma rond, osht nëse me qëllimin e mirë për me ju lehtësu ndjenjën e mungesës mblidhen familjarët e miq. Pas atij rrugëtimi t’shkurtër nëpër kujtime, i cili patjetër ka me ndodh, kur t’ktheni i shihni t’tjerët t’kompletum, n’çfarëdo shkalle qoftë. Atëherë e ndjeni ni inferioritet ndaj atyre tjerëve. Ndjeheni zbraztinë ma shumë. Dhe në këtë mënyrë, familjarët, miqtë që kanë dasht me ardh e me ju nimu me kalu këtë ngjarje ma lehtë, vetëm sa ju rëndojnë. Qëllimi i tyre ka qenë shumë i mirë, bujar, ama qe dikush preferon vetminë. Dikush preferon kallaballëkun, shtypjen e mërzisë mrenda, thellë e ma thellë. Mirëpo ajo ka me dal ni ditë, dhe njëjtën sikur një çantë që mbushet e shtrëngohet që dikur ka me u shqy, e masanej ka me qenë zor mu qepë, mu rinovu, njëjtë osht edhe njeriu. Sa ma shumë që i mban sendet, sa ma thellë që i varros, aq ma keq do të jetë një ditë.

Mos ju thuni njerëzve ‘gzohu, se marre’, se gzimi nuk osht ni sustë e dritës që e lshon e e nal kur t’kish qef. Gjithashtu mërzija e pikellimi nuk osht marre. Kërkush nuk ka qef mu kon mërzitshëm, kërkush nuk pikëllohet me qef. Krejt kanë qef me kesh, mu kon t’lumtur, ama kërkush sun e bon kton çdo ditë t’jetës. Dikush ka ma shumë ditë t’pikllimit, dikush ma pak. Ama krejt i kanë. Dikujt i janë largu ma t’afërt, dikujt hala jo, ama një ditë krejt kemi mi shiju këto. Ata që i kanë shiju e din dhimbjen e njoni-tjetrit. Ata që nuk i kanë shiju, ne t’kenë durim me ata që jon sprovu. Provoni mi kuptu njerëzit. Mos paragjykoni!

“Ata që kanë vdekur nuk kanë vdekur. Ata jetojnë në kokën tonë” – Coldplay në ‘42’