Categories
Journal

Për msusat, doktorat, edhe Julia Robertsin!

A e nisim me ni vic palidhje?

Po e thirr infermierja kolegen me pi kafe gjatë orarit të punës.

Kolegia ia kthen:

  • Jo, s’muj se jemi n’grevë! Kur t’ia nisim punës, atëherë vijë!

Haha! (kesh me zor per hater)

Dy raste po du m’i përmend, në periudha të ndryshme:

1) Viti 95 nëse s’gaboj. Te shkolla, e cila ka pas birë me lujt pupca në klasë, na porositin nesër me marr ni kese me dru. Të nesërmen, unë edhe shumë nxansa shkojmë me ka 2 dru nëpër kese, pos çantave në shpinë.

Disa muaj ma vonë, na ‘kërcënojnë’ që ata që s’kanë pagu 3% do të përjashtohen prej shkollës. Nuk e di a osht kon 60 marka a s’di qysh, amo ka mjaftu me m’bo merak si fmi.

b) Viti 2004, olimpiada e Athinës, reduktimet 3me3. Mas disa ditëve dhimbjeje, ma n’fund dorëzohem edhe duhet me shku në kontroll tek mjeku. Leukocitet e japin ni diagnozë. Dy vjet mas olimpiadës së Salt Lake Cityt kur nisim me bajt syze, reagon zorra qorre. Në hymje t’spitalit, derisa prindërit merren me punët e burokracisë, mu m’bjen apet mu bo merak, tashti pak ma i rritun.

Në dyja rastet, kushtet ekonomike familjare nuk kanë qenë për msysh, ama truri t’bon mu merakos. Tek të dyja raste kemi kalu mirë, pak me nafakë e ma shumë falë njerëzve t’mirë që kemi pas punë me ta – msusi edhe mjeku, pos që të njofshëm, janë kon e janë prej njerëzve ma t’mirë që mundeni me dëgju për ta. Për këtë arsye, kta edhe msusa e mjekë tjerë që i kom miq nuk ofendohen me fjalitë në vijim. Edhe nuk janë pak fjali ☹

Dy rastet e mësipërme nuk janë të vetmet t’mira që kam pas me arsim e mjekësi. Bile tek e para kom kalu ma shumë se gjysmë dekade në fundin tjetër, që m’ka dhanë dy pamje të ndryshme të brendshme. Pjesa e parë osht shembulli i përkryer qysh mundet mu menaxhu ni institucion publik me nder e me rregull. E dyta osht qysh prishet ai sistem për qëllime politike.

Tek pjesa e dytë, mësimdhënësit kanë kalu orët në telefona tu lujt snake (moti osht kon), e edhe kanë shku nëpër kafene gjatë orarit të msimit, e le ma nëpër zyra e salla të arsimtarëveSigurisht që kjo pjesë e mësimdhënësve kanë qenë lobuesit për ndryshimet në menaxhim, edhe ia kanë dalë. E kanë shfrytzu, e edhe kanë lyp paga e greva prej që e maj në mend unë. Cilësia e arsimit osht portretizu në PISA.

Me qejf, kisha besu që s’kanë qenë vetëm institucionet ku kam qenë unë prezent. Mirëpo, ka pasë edhe tjera. Katër vite gjimnaz nuk kemi mbajt informatikë e anglisht – se msusit zgjedhshin ISP e KFOR.

Edhe i njëjti trend zgjat prej parashkollorëve deri tek profesorat e shkencës. Katër orë msim, mendt te paret, edhe tek pushimi veror 6 javor. Nëse ngon pleqtë, msusat veteranë, e sheh që kanë hjek me msu ni popull, me eduku, me ul shkallën e analfabetizmit që para luftës së dytë botërore në Kosovë ka qenë 90%. Tashti, ideja osht tek parët. Nuk mundemi me prit edukim prej dikujt që e kqyr Odeonin e Op Op Labin, edhe serialet turke. Bile reprizë se tamon në ora 1 janë n’shpi.

Përgatitjet te shpija? Hahahaha

Osht riciklim, vetëm data ndryshon, janë tekstet e njëjta, orët e njëjta, plani i njëjtë. Dy vjet me shpjegu ni send e mson përmendsh e le ma 15 vite!

Ofendim pse shoferat e qeverisë pagat ma t’mdhaja?

Paj, msusat kanë qenë shtresa kryesore që osht manipulu edhe e ka shit votën çdo fushatë parazgjedhore. E a e din kush e shet dinjitetin edhe manipulohet prej njerëzve që nuk kanë intelekt sa ta? Msusat….

Edhe mjekët e kanë njëjtë. Ka filma, ka tregime qysh mjekët kanë shku nëpër fise malore e kanë bo diçka që ka udhëzu Hipokrati, diçka që ka qenë njerëzore, që kanë shnosh njerëz. Tashti, krejt msojnë gjermanisht, se paret në Gjermani. Sepse as paret ‘masdore’ e as n’privat nuk po ju mjaftojnë!

Tani greva, se shoferat e qeverisë rrogat ma t’mdhaja. Kush e ka votu këtë qeveri? Pensionistat? Rinia? E kanë votu shërbyesit civil, punëtorët e institucioneve publike, edhe jo për ni t’ardhme ma t’mirë. Për ni fond pensional ‘klasik’, për largimin e korrupsionit edhe nepotizmit, po për pareeeee… mu ngi me pareeeee se krejt me veti kanë m’i marrë. Keq që tashti pos qatij trusti, pensioni bjen në 75 euro, edhe nëse keni punu 35 vjet. Nejse, iu bjen n’mend ma vonë, ama njëjtë edhe atëherë, kërkush s’ka me ju vnu veshin pensionistëve të cilët as ni biletë autobusi nuk e kanë falas. Biletat falas të autobusit, byrekët, qebapët, makiatot janë për policët. Sepse hala i tutemi uniformës. Para luftës Zorani e Dragani, mas luftës Luani e Asllani!

Paret… veç pare… pa pare nuk t’shtyjnë në operim (qysh nuk ka mujt me hi ni plakë 70+ vjeçar në 2004tën, sepse osht lajmru n’spital kur ka qenë kirurgu për të cilin krej gilani e kanë ditë që ‘lyp’ pare); pa pare (nëse nuk shkon n’kurse) nuk munesh me kalu as notë pozitive në provime.

Sigurisht që paret janë mënyra qysh shpërblehet puna (falë kinezve), mirëpo dihet rroga dihet pare. Edhe ato pare na i japim me tatimet që këtë vit na shtohen me prona (jo vec t’shpisë), edhe niqin sene përfshi edhe tatimin n’libra që t’i nalin n’kufi! Tani presim edukim!!!!

Dihet shërbimi, dihet çmimi! Mirëpo, pa dy euro n’xhep s’munesh me dal as në rrugë, e le ma me shku n’ambulancë! Jo te na, ku secili prostitutizohet për dy euro e ma shumë, ndonëse osht e ndalume me ligj. Tashti, a po du me i qujt atë pjesën e msusave edhe mjekëve prostituta? S’muj me thonë.

S’muj me thonë se e vetmja që e njohë, ka qenë shumë ma e sinqertë se mjekët e profesorët t’cilët kanë lyp analiza ma shumë në ambulanca specifike private, e kurse e literaturë ma t’gjerë në fakultete! Viviani asnjo prej ktyne nuk e ka lyp. Po du me thonë ka qenë e drejtë n’film, edhe e sinqertë. Sigurisht që jo krejt munden mu kon si Julia Roberts, ama munden me marrë pak msim, si ‘model’ rolin e saj tek Pretty Woman.

Thashë, ka shumë mjek e msusa që meritojnë botën, mirëpo ata nuk meritojnë shumicën e kolegëve që kanë. Sigurisht që alternativa për kta mbetet Gjermania, jo për pare, po për me i ik ksaj ere korrupsioni të cilën e bojnë si bagël kolegët e tyre. Ata hjekin ma shumë se na, se ma lehtë se mu kon ni budall n’vendin e të mençurve, s’ka. Problem osht me kon i mirë në vendin e njerëzve të kqi, t’kalbun n’shpirt, të cilët rrezikojnë edhe ty me t’bo si ta, se qysh ka thonë Victor Frank ‘Kur nuk mundesh me ndrru rrethin, nis me ndrru veten!’

Hala ka kohë me ndrru vendin, edhe pse osht zor, e edhe ka qenë zor qe 20 vite.

E unë, për atë merakun që o dasht me siguru dru e edhe 60 marka t’cilat s’di qysh kanë mujt mi gjet prindt në atë hiper-inflacion që zerot nuk i ka zane letra e pares nuk kom lyp kompensim. As nuk lypi. Rezistenca në kohë t’kqija nuk pritet mu shpagu në kohët e mira. Ani pse 3% ka shku për pallatet e çlirimtarëve, e shefat e 3% hala po shnukin prej buxhetit të tatimeve të mija, a unë duhet me pagu për secilin infuzion që marr tek mjeku. E nafakën për me pas mjekë t’mirë (edhe në raste tjera, bile osht edhe njo që m’ka ndihmu hala ma shumë), nuk e kanë shumica prej neve. I mirë, budall, nuk osht gajle mbiemri për mu. Jo deri sa t’kenë edhe tjerë që mundohen për këtë vend, pa prit veç pare.

Edhe jo, s’kom lidhje me Lindën që e njihni kejt. Edhe ato viçat që i kallxoni me to, janë shumë ma bajat se ai që e përmenda ma nalt.