Problem është me qenë redaktor që vendos çfarë lajmi më dalë në botim e çfarë jo!

Pos që duhesh të konfirmosh burimin e vërtetësinë e lajmit, duhet të mendosh si të rregullosh strukturën e tij se në cilën pjesë të temës bie më shumë theksi, çfarë po tenton të përçosh, edhe më e rëndësishmja si do e pranojnë lexuesit, e sa janë mundësitë të keqinterpretohet dhe të shitet si i tillë te palët e treta.

Të kalosh krejt këtë proces në 200 lajme në ditë sa aspiron të postoj një portal, është e pamundur. Humbje kohe.

Mediat lehtë funksionojnë te ne – çka të han populli, çka të sjell klikime!

Prandaj gazeta është më e mirë – ka hapësirë të kufizuar edhe të vjen gjynah të shtypësh bërllok!

Në portale nuk është ky problem – dy studentë të gazetarisë që punojnë 72 orë në javë për më pak se 1 euro në orë, një kolegë në PTK që të paguan për reklama që nuk ke nevojë kurrë t’i botosh, edhe ja ku je.

Qepo!

Në mungesë të një filtrimi të duhur, çdo ditë kemi lajme raciste, seksiste, ofenduese, e edhe të fëlliqura. Njëjtë kemi edhe intervista ku si turmë qeshin për ‘hajgare’ që në vete përmbajnë krejt të këqijat, përfshirë edhe pranim përdhunimi!

Edhe krejt këto, para se të dalin në botim, para se të transmetohen në TV kalojnë nëpër redaksi e cila duhet të kontrollojë ‘cilësinë’. Mirëpo, të gjithë këta filtra pajtohen me krejt këto gjëra.

“hajt se krejt qeshtu bojnë”

“po thu merr shumë engejxhment a? Futja, tani e fshimë!”

Filtrimi më i madh duhet të jetë te një popullsi pak e prapambetur, e ngujuar në tradita të fillim-shekullit XX, e cila nuk di të shfrytëzojë as mundësitë e edukimit e arsimimit online, e aq më pak shprehjen!

Komentimet nëpër rrjete shoqërore shërbejnë me mbajt median relevante.

Sa më shumë që komentohet diçka, aq më mirë për mediumin, aq më shumë reklama.

Sa më kontroverse diçka, aq më shumë komentohet.

Me këtë ide, profilet personale duhet të postojnë veç dy gjëra:

  • Njoftimet për martesa, lindje, diplomime
  • Njoftimet për vdekje

Të parat komentohen që komentuesi mos me dal si inatçor që nuk ua ka ‘llajk’ postimin. Të dytat komentohen që komentuesi mos me dal si dikush që është ‘gëzu për vdekjen’ në fjalë.

Bizare a po?

Dikush duhet me dalë kundër kësaj dukurie.

Dikush duhet të kontribuojë në një edukim kombëtar të sjelljes online, e cila inspiron dhe inspirohet nga sjellja në jetën reale.

Llajkat e followersat nuk tregojnë për suksesin e popullaritetin e një medie a personi.

Disa media i kanë 20% robotë, disa grupe i kanë 98% njerëz.

Atyre mediave ju duhet ‘engajxhment’ nga populli axhami, mendjelehtë, naiv, që mendojnë se me një koment e llajk e ndryshojnë gjendjen.

Ndërsa, duhet të jetë e kundërta, mediat të ndryshojnë popullin, të avancojmë si njerëz, të zhvillohemi, e jo të mbetemi legenë të kohës së xhonturqve!

Kërkush ma shumë se mediat nuk inspirojnë gjendjen e mjerë psikike e shpirtërore të popullit tonë. Për gjithçka të keqe që ndodhë, ajo do të jetë relevante 2-3 ditë, deri të fillojë të bie ‘engajxhmenti’ edhe të hyrat nga to.

Mediat janë përdhunuesi më i madh i këtij populli, dhe s’ka kush t’i ndjekë ato!

E kur jemi te mediat, qe rasti i racizmit që qe një vit qëndron stoikisht si postim i palëkundur – https://gazetametro.net/kung-fuja-i-kurtit-serish-ne-prishtine-vitin-e-kaluar-iu-kishte-refuzuar-leje-qendrimi-ne-kosove/

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: