Categories
Journal

pergjigje (2)

E vetmja e mire e veres osht qe netet jon t’shkurtra me mengjeset loqke… s’ka si ai flladi i mengjesit edhe cicerimen e zogjve qe duket se deperton ma lehte neper ajrin ma pak t’dendur t’atyne ditve…

tek netet jon t’shkurtra, mundesia mos mu perball me ato pytjet e ronda osht me nejt deri n’mengjes… edhe se keni zor me nejt, sidomos nese ka ramazan per juve… edhe mos me pas keni cka me bo… nese kurgjo, s’paku dasmat s’pi nalim n’sezonin e shacave t’cilet po vijn me zgjedh n’ankand knejpari… mirepo kjo osht teme tjeter…

sonte e ka radhen pergjigjJa…

pergjigjen n’pytjet qe ju bohen vetvetiu n’ato net kur t’ju del gjumi prej noj trishimi n’ondrrat ma t’tutshme muni mi gjet veq vet… n’fakt i dini, e dini qe s’jon t’verteta ato pytje retorike, qe jon veq ajo pjesa e erret e trunit qe ju shti mu ndje si berllog…

mirepo vyn dikush me jav perserit, me ju bind qe s’osht bash qaq erret qysh ju doket… edhe ata qe jon t’gatshem me ju ngu n’ora 4, jo sa per sy e faqe, ata jon njerz per t’cilet ju keni vlere…

familje e shoqni si krejt shqiptaret kemi me kamiona… mirepo, jo me krejt i elaboroni pytjet… nashta edhe me kerkond… nashta e dini t’dyte qka osht ka bohet, po thjeshte tutni me ngarku tjetrin… kur tutni me ngarku me ksi pytje, me ksi gjAna, qysh muni me thirr n’ora 4 n’telefon me e prish gjumin e me ju ngu juve?! me ju bind qe s’jeni veq 67-72kg qe e rondoni kete toke?!

se boni… ja krisni gjumit… edhe n’momentin qe i mshelni syte ju vijne krejt ata xhelatat e ondrres… apet jeni berlloG… provoni me lexu dicka pse e keni pa qe osht n’mode, a me kqyr ni film qe ka dal… e qelni mesengjerin edhe kerkush i hajrit s’osht online… edhe ata qe jon kane noj arsye pozitive qe rrin… s’ju formatin… e mshelni, provoni me fjet… s’keni gjume, keni pytje… s’keni pergjigje… osht xhehenem…

kto kane me ndodh… jo patjeter veq para mengjesit… gjejeni ilaqin… bone ni playlist n’youtube, qofshin kange, qofshin stand-up, apo videot ma t’mira t’serialit qe e doni… krejt e kemi ka ni serial qe e dojm…

nese s’keni ate fat me pas noj familjar a shok qe s’priton me prish gjumin n’4 edhe me ju ngu e me kallxu muhabet, boni kto ma nalt…

nese e keni, ateher t’lumt ju… rujeni si syte e ballit…
pergjigjet i keni… veq ju duhen tjert me jav perforcu… nese s’ka kerkush, atehere qe ku jom une…
jo per dicka, po e di kete ngjarje… nashta tek kom kqyr shume filma… nashta tek kom bo shume pytje… nashta…