Categories
Journal

Pesëdhetë centi – Msime televizori

Msimin e radhës e kisha nis me dy thënie prej karaktereve ma t’dashura për mu n’televizion, filma, e libra. Ama s’po i përmendi se i kom tepru tu i riciklu ato dy thënie të tyne. S’po e përmendi as msusin kryesor ndoshta t’ktij msimi. Si zakonisht, si egoist, ma t’mirat pi ruj për veti. Ama qe pe ndaj këtë msim me juve.

“Pra, ti po m’thu që unë po ti jap ty pesëdhetë cent, edhe tashti ti munesh me ma kthy ni euro, ama munesh mos me m’kthy hiq, edhe po pret me ti dhon pesëdhetë cent?! Jo, shoki jem! Pesëdhetë cent, pesëdhetë, ama t’mijat jonë!”

Në këtë formë anekdote msusi i këtij msimi e arsyeton veten pse nuk bon baste. Edhe nuk ka faj me kqyr hollë e hollë. S’paku unë mendoj qashtu.

Unë bajagi kom kqyr e kqyri televizor, e sidomos sport. Ama përfshirë kohën si student, nuk kom mujt deri tashti mi bo ma shumë se ni pension pare prej bastoreve. S’kom majt llogari, ama e di që n’pesë vjet e fundit, 10 euro n’total nuk i kemi investu. Përfshirë deri 3 euro n’tri vitet e fundit n’bestytnin ma palidhje, që nëse vëmë bast 20 cent kundër Milanit, Kievo e hup lojën edhe Milani pshton. Dikur kemi heq dorë edhe pi ksaj.

M’habisin gjinja që i lujn deri 10 lojë futbolli edhe kurrë nuk i kanë pa as gjysmën e atyre ekipeve. Nuk din sen pos emrit, mirëpo pritin me qellu rezultatin! M’dhimen ata që mendojnë se munden me mujt ni kompjuter, ni maqinë që osht ndreq pi njërit. Bastërllëku osht smuje, sidomos n’këto vende t’varfura si ky i joni. Osht ni shpresë prej ma t’dëshprumeve.

Osht shpresë boshe, për t’cilën në çdo film pothuajse, çdo seri, e vërejmë e msojmë që n’fund t’fundit, protagonisti kthehet në zero, mos edhe në minus. Edhe apet vazhdojnë.

Vazhdojnë tu provu mi qellu dhjetë rezultate të ndeshjeve në ligën e dytë të Brazilit, ndeshje që as në Brazil nuk transmetohen në televizor. Provojnë me mujt, me mashtru ni maqinë që e ka ndreq njeri për mi fitu pare atij. Noshta osht edhe smundje.

Ose noshta me pas kqyr ma shumë filma, ma shumë televizor e kishin kuptu që kjo osht e pamundur. Noshta jon ma t’menqëm. Ama apet, pesëdhetë cent e mija, ma t’sigurta n’xhep temin se sa n’kom t’lojtarëve të Pajsandusë.