Categories
Filma

Pleq të rinj – Oskarët 2016 (5)

Paolo Sorrentino nuk është i panjohur për filmdashësit ekscentrik të ditëve të sotme. Kësaj radhe ai sjell një vepër tjetër artistike që shkëlqen në shumë aspekte kinematografike. Regjia e tij është e mahnitshme si zakonisht, ngjashëm si skenari i ‘Youth’. Ndoshta është pak e mërzitshme të mbetet gjithçka vetëm në një ambient, por megjithatë kalimi ndërmjet reales dhe sureales sikur shtyn në prapaskenë këtë kotësi momentale. Aktrimi, harmonia skenike e Michael Caine e Harvey Keitel mund ti fut në mesin e dhjetë performancave më të mira në dy kategoritë e aktrimit, ngjashëm si mund të ndodh për Jane Fonda e cila akoma mund të dominoj çdo minutë skenike që i ofrohet. Edhe nëse nuk nominohet për asnjë Oskar, ‘Youth’ mbetet njëri nga filmat më ‘të ndryshëm’ të vitit.

Një film krejt ndryshe nga ‘Youth’ është ‘Mad Max Fury Road’. Film kryesisht me efekte vizuale të kënaqshme për sy, filmi sjell në pah aftësitë e George Miller kur ka teknologjinë në dispozicion. Jo vetëm pjesa teknike është më e mirë se ‘Mad Max’-at origjinal, por edhe skenari, regjia e aktrimi janë në nivel. Është një film i gjithanshëm që nuk do të ishte çudi sikur të futej në mesin e dhjetë filmave të nominuar për Oskar. Sidoqoftë do të mbetet një film plotë adrenalinë dhe dy orë kënaqësi vizuale.

Pas javës së pestë filmat më të mirë për mua janë: Inside Out, Youth, dhe Me and Earl and the Dying Girl.

Nuk ndryshojnë Top 3 filmat më favorit për Oskar – The Revenant, Spotlight, Steve Jobs.