Nuk i kemi pas 100 kanalle qe kane transmetu videoklipe, shumica me permbajtje t’bute pornografike, pa fije arti a muzike. Para luftes, kur kemi pas veq Viva e Onyx kah Astra, me Backstreet Boys e Spice Girls, ni alternative e mire ka qene Turksat me Kral TV.

Nesheli myzik – muzike e hareshme ka qene jo e shumte ne ate kohe turke. Ose s’paku ne jemi njoftu vone pasi si popull kemi pas qef mi ngu ato kanget e merzitshme turqisht ku zakonisht klipi ka perfundu tek stacioni i trenit ku Ibrahimi shkojke me meditu, e kur vijke Hylja Avshari pishman, me t’njejtin moment vijke edhe treni, edhe BAM.

Tarkani… krejt ka nis me Sikidim, ni kange qe i knon butesisht qikes lazdruese e cila me gjase duket se ka ma shume rendesi se 100 qika tjera qe e kane rrethu tek kerri. Klip i thjeshte, i bukur, bardhe e zi. e Tarkani prej ma t’mirave e ka refrenin e zeshem e te hareshem. – https://www.youtube.com/watch?v=qfk5O4RaifU

E kisha zgjedh ‘Araba’ te Mustafa Sandalit, amo prek ato vuajtjet e dashurise ne qika t’klases ma t’nalta t’cilat kane kerre e shit. Dmth tipik turqisht, keshtu qe ja bojm skip ktij.

Edhe ni klip i thjeshte, i bukur i realizum, bardhe e zi apet. ‘Her Gece’ i Mirkelam. Kanget e tjera i ka koxha t’dhimbshme, amo kjo kallxon qysh per cdo nate i bjen n’mend ajo qika, edhe krejt me ton t’hareshem. – https://www.youtube.com/watch?v=CxL1ukOw0hk

Emrahi si Mirkelam, zakonisht ka shku tu vujt, mirepo klipi i ‘Narin Yarim’ osht njo prej kangeve ma t’bukura t’tij, ma ritmke. – https://www.youtube.com/watch?v=qzo4DpDebw8

Ma e mira, ma e bukura prej kengetareve turke sot punon si profesoreshe e tutore private e kendimit. E ka bo ni kange, e ka marr ni pozite te trete n’Eurovision edhe i osht kthy jetes normale. Suksesi ma i madh i Turqise ne Eurovision deri atehere ka qene me Sebnem Paker e cila i thirr me degju ato 2-3 fjale qe i ka. Ni tekst, ni muzike, ni paraqitje e lehte, e bute, e kadalshme qe pershpejtohet ne refren. – https://www.youtube.com/watch?v=LAyNvKpwp1M

Edhe nihere refreni i Tarkanit. ‘Olurum Sana’ osht ma e rond, ma bizarja nashta n’kete liste. E xhiruar n’maje t’ndertesave, me ni permbajtje goxha ngacmuese, por jo aq e rond sa shumica e ‘pseudo-kengetareve’ tane, ka nje tekst hakmarres ndaj kohes, plot shfryrje, krenari. https://www.youtube.com/watch?v=LJ9FpMXJmwY

Muziken e mire e kemi krejt perreth, veq problemi osht me gjet ato qe t’knaq. Edhe 90tat turke s’kane qene bash t’kqija.

postimi tek maniake t’muzikes – https://www.facebook.com/groups/maniakmuzike/permalink/1390211694333201/