Categories
TV Reviews

Pornografia shtruar – seri dokumentare

Gati 23% e të rinjve 18-25 vjeç mendojnë se kanë varësi nga pornografia, prej të cilëve 14% janë femra e 31% meshkuj. Më shumë se gjysma e meshkujve, 55% kanë pranuar që pornografia është burimi kryesor i edukatës seksuale, gjë të cilën e pohojnë 34% të femrave.

Shifra si këto, të cilat janë realizuar nga 1014 respodentë, ofrohen në secilën nga tri episodet e serisë dokumentare të BBC III, ‘Porn Laid Bare’!

Seria ka mbledhur gjashtë të rinj të moshës së lartpërmendur, që të gjithë me histori të ndryshme të pornografisë – nga ata të varur, tek ata të cilët nuk e kanë përdorur kurrë këtë gjë. Të gjashtit udhëtojnë në Spanjë në setet e realizimit të programeve pornografike, duke u njohur me aktorë e producentë, gazetarë e aktivistë me mendimet nga të dy polet e historisë.

Dhe, një njoftim i tillë do t’i nevojitej të gjithëve, sidomos demografisë 18-24 vjeç e cila bën 51% të anëtarësisë apo 27786 anëtarë në këtë grup, për të cilën arsye edhe postohet. Rrëfimet janë nga më të ndryshmet, duke dhënë një vështrim në detaje për prapaskenat e realizimit dhe vështirësive që hasin në jetën private dhe sidomos profesionale të përfshirët në këtë biznes. Seria heton edhe pretendimet për prostitucion, trafikim njerëzve, dhunë, e forma tjera të krimit të organizuar.

Por, mbi të gjitha seria sjell detaje shkencore dhe histori personale se si pornografia ndikon në forma të ndryshme në jetën e atyre që preken nga kjo formë e ‘argëtimit’, duke sjellë psikologë, aktivistë, feministë, e edhe operimin e zmadhimit të organit gjenital, gjithnjë ‘inspiruar’ nga pornografia, e inspiruar nga pornografia, 72% të femrave kanë pranuar se krahasojnë organin gjenital të tyre me ato që shohin në programet pornografike!

Tri orë edukim që nuk i keni mësuar asnjëherë në shkollat tona, e dyshoj edhe në familjet tuaja! Dhe atë nga produksioni më i mirë në botë, BBC! Rekomandohet për të gjithë!