Categories
Journal

Princesha, gra, e ëndërrimtare

Gjatë viteve si ni njeri që jemi kon i joshur nga gjinia e kundërt (t’premten e parafundit tri ditë e kem festu vendimin e gjykatës supreme amerikane, qato kem mungu pi rrjeteve shoqërore), deri sot kom arrit mi nda qikat n’tri shkallë, kategori, grupe, thuju qysh t’dush.

Nuk osht nojfar diskriminimi, mirëpo osht ni lloj filtrimi tu e lyp at qikën ma t’mirë pi krejtave që ish pajtu me budallakitë tona t’shumta. Ky lloj filtrimi ka qenë i nevojshëm për mos humbje t’kohës t’cilën e kemi shfrytzu tu lujt loja, edhe tu shkru sende palidhje si kto shkrimet e Ramazanit.

 

I – princeshat

Kjo për arsye se shumica e tyne e gjejnë veten n’karakteret e filmave t’Disney. N’fakt kta jon kon filmat e fundit që i kan kqyr edhe kur t’rriten hala i pritin princat. Princat që ia kan nis mi lyp prej shkollës fillore. Kto kanë qef me nejt badihava, me jetu si princesha, edhe dikush tjetër mi bo krejt punët për to. Pritojn me u lodh për dynjallëk, me kriju nojsend. Kan qef princi mi bo krejt sendet n’jetë. Edhe princi zakonisht osht ni djal me flokë t’mira, me buzqeshje, muskuloz, zinxhir dore, nojkush si ata t’OneDirection ose edhe që ka vizë.

Janë qika t’lehta, sipërfaqësore, leht bin n’dashni. Shpesh ndrrojn frajera edhe ai që ka flokt ose kerrin ma t’mirë osht ma i miri për to. Bohen merak për trupin, për flokët, për qysh duken se tru kan po se lodhin…

 

II – gratë

Grupi i dytë i qikave jon t’kundërtat me t’parat. Kto me kalimin e kohës kaliten edhe transformohen n’qika që i don shoqnija, që i përshtaten rendit shoqëror t’cilin e kem kritiku n’shkrimin ‘jeta’. Kto krejt qka dojnë osht ni burrë dhe ni jetë normale. Kan plan. Me kry shkollën, me gjet nip unë, mu martu, me bo fmi, me punu pi 9ve deri n’5, me shku n’deti, me i qu nipat n’shkollë edhe me vdek. Jeta osht e theshtë, e lehtë, normale. Si ni trajektore e zemrës t’vdekur që nuk lëviz. Ka pak lëvizje herë herë, amo apët jon t’rezervume. Nuk guxojn me ondrru, nuk kan qef me prish realitetin. Jeta e tyne osht shumë e rehatshme, edhe e kan jetën ma t’mirë prej t’tri grupeve, ndoshta.

 

III – ëndërrimtaret

Kto jon qika që shohin ondrra, sidomos ditën. Kto nuk jon t’interesum për princa, e as për burra. Nuk jon për sende normale. E urrejnë shoqnin edhe rendin shoqëror, amo për dallim prej t’parave kto nuk mendojnë që jon ma t’nalta se rendi shoqëror, thjesht jon ndryshe. Munden mu kon ‘goth’, ‘hipstere’, ose thjesht qika t’përkryme. Jon ma t’zortat mu gjet edhe ma t’zortat mu rahatu sepse ka shumë lloje t’specialeve.

Nuk jon lakmitare t’sendeve sipërfaqësore, nuk jon lakmitare t’sendeve t’rehatshme edhe jetës normale. Dojn diçka speciale, edhe kjo specialja dallon n’bazë t’llojeve t’ëndërrimtareve. Sepse çdo speciale ka specialitetin e saj. Shumica jan kriju n’mënyrën e tyre, t’ndara prej shoqnis. Janë më të mirat, amo ma lehtë gjindet gjilpona n’kashtë, se sa ajo specialja.

Rreziku ma i madh për to osht që munden mu degradu n’kategorinë e dytë mas ni periudhe kur dëshpërohen dhe vendosin me heq dorë prej ondrrave t’tyne. Ky osht mëkati ma i madh që mundet me ndodh.

 

Msiti

Msitat e kan lehtë mi gjet çiftet prej dy t’parave. Te kategoria e tret msitat nuk jon t’nevojshëm. Thjesht veq munden me u anku ‘ti po lyp shumë’. E ajo ‘shumë’ osht ondrra. Sepse njerzit nuk duhet me ondrru. Duhet mu pajtu me dynjallëkun se ‘qashtu bojn krejt’. Well, to hell with them.

 

Krejt qikat thojnë që janë t’grupit tretë. Ama veti për ondrrat e planet e tyne edhe vet i kategorizon.

I – ‘E du ni fraer t’madh, t’forte, t’bukur, me pas pare, kerr, edhe vize nuk osht keq. du me m’ble qkasmos, unaza, kpuca, rroba’

II – ‘kom qef me pas ni burre qe ka shkolle t’kryme, ni pune t’mire, i zoti, prej familjes t’mire, i sjellshem. pres prej tij mu kon baba i mire per fmit e mi, njeri i shpis, i familjes.

III – ‘njeri i andrrave t’mija nuk ekziston. nuk ekziston njeri qe i pershtatet qejfeve t’mija’

 

E djemt…

Epo për djem nuk jom kon i interesum kurrë. Ama lirisht mundesh mi nda n’t’njejtat kategori. Edhe mundesh me jav shtu shume t’kqija, sadiste sidomos kategorisë t’parë. Veti qka bojn, qka veshin edhe i cakton edhe ata se me cilën kategori shkojnë. Princat veshin maica me sprinka, ose me V t’madhe me i kallzu muskujt e gjoksin, edhe i lyjn flokt me shumë gell; burrat veshin setër; ondrrimtarët veshën si zhavella, rrugaqë, ndryshe prej shoqnisë, ama kan stil.

 

Luani