Categories
Journal

Pse sot pushoj?!

Vet’vendosja e patë pas ni thirrje t’mirë para do vjet… ‘Flej n’diten e zgjedhjeve’. Unë nuk do të flej, përkundrazi, edhe do të dal në zgjedhje, por për krahasim me zgjedhjet e kalume, unë s’jom vëzhgues.

Për këto ka shumë arsye. Herën e kalume, kom protestu, jom anku, s’di sa here për parregullsi edhe ‘Ti je i ri, nuk i kupton qysh shkojnë punët’ edhe pse i pata pas 20 e kusur vjet, osht kon arsyetimi i ‘shefave’.

Korridori i vendvotimit ka qenë i stërmbushun me njerëz që kanë pas poste partiake të ndryshme, simpatizantë dhe ‘investues’. Oborri ka qenë i mbushun me njerëz që kanë pi duhon edhe e kanë përdor atë ‘shikimin vrastar’ tek votuesit.

Ka pas edhe pazarllëqe, zakonisht ka qenë 20 euro. Sinjali ka qenë i thjeshtë, ‘tuxhari’ (deal-maker) e ka bo pazarin, edhe e ka përcjell njerin deri tek dera, edhe masanej i ka bo shenj përfaqësuesit t’partis tij n’komision. Varësisht se ku osht gjet tipi brenda, e ka bo t’veten per me dallu votën e bleme.

Edhe pse nuk osht kon shume lehte mu diktu n’fund, ka pas dy mundësi per me vequ votën. Shkymja ‘pahiri’ tu hjek ni pjes n’kend, palimi jo i zakonte, me ni shenj t’vogel, apo edhe vula. Sidomos vula, varësisht se i cili mahallë dhe cilës parti është vendos edhe vula. Kryefamiljart kane pas pozitën e caktume, derisa anetart nuk jon vene re shume here.

Osht ni fotografi qysh jon vendos vulat, apo qysh jon nda neper fusha. Numërimi ka qene i rregullt edhe pse jon mohu partit apo kandidate qe kan pas 2-3 vota t’cilat jon bo t’pavlefshme veq per inati.

Ka pas edhe policË. Ata kan honger ‘meshavina’ edhe ‘shtrudlla’, e edhe kan pi ‘soka’ Eks edhe Tango t’furnizum prej shefave. Sa standard t’poshtë kan, Eks!?… masanej kan kqyr televizorin n’sallë kur jon numru votat, derisa dera ka qenë e hapur për këdo.

E tashti n’mëngjes nuk kish aq kallaballëk brenda, po te drutë bajagi do militantë po rrijshin. Ish mirë që kish prej shumicës së partive. E ndajnë ‘elektoratin’ qysh dinë ata.

Qato ftyra që jon kon n’zgjedhjet e kalume. Kish edhe t’reja, diçka qe osht prit se ka pas shumë lëvizje viteve t’fundit. Ngjashëm si vjet edhe ksaj here kan ‘furnizu me ndihma’ elektoratin para zgjedhjeve, qysh kan thonë.

S’besoj që ndryshojnë sendet prej herës së kalume. Për atë edhe unë nuk e kom pas nijet mu qu n’5 mu mërdhi, mu sill tan ditën, kishem me vëzhgu, me nejt deri n’1 e kusur, edhe mos me mujt mi drejtu sendet, po me mbyll sytë e gojën edhe me ndejt statik. Jo falimeneres, po rri n’shpi e pe kqyrmi Xhemën që hala po m’mahnit qysh nuk flen kurrë ky njeri…

Nejse, me votu dilni, edhe raportoni pisat, se ka me kamiona tek na…

 

2 replies on “Pse sot pushoj?!”

Comments are closed.