Categories
Journal

Pse sot s’keni rryme…

Nese nuk e dini pse sot s’keni rryme, ose keni ma pak se dje arsyeja osht kjo:
KEK-u ka planifiku me kthy bllokun B2 qe osht dasht me prodhu dikun mbi 240 MW sa prodhon edhe B1 me daten 28 nentor pas 2-3 muajve riparim me qellim per "mi shtu kapacitetet prodhuese". Me kete date osht parapar edhe mu nderpre importimin i rrymes qe na ka mbajt ma pak n’terr kta muajt e fundit. Mirepo, pa shume befasi plani ka deshtu. Importimi i rrymes osht nderpre dhe KEK-u ka permend qe tani as ne rajon nuk ka sasi t’bollshme per me importu na. Ne anen tjeter B2 hala nuk osht kthy n’funksion edhe pse gati osht bo i 30ti nentor. Tashti me 3 blloqe A qe prodhojn 120-130 MW, B1 qe prodhon 240, edhe hidrocentralin Ujmani qe punon 4 ore n’dite me ka 30 MW, Kosova ka mungese per 60 MW here n’mengjes deri n’270 MW n’mbramje. Me B1 osht dasht veq kategoria C me pas reduktime edhe ato n’mbramje ka 1-2 ore. Tashti kto reduktime i ka kategoria A. E kur jemi te kategorizimi, vlen me theksu se me datën 16 tetor, KEK-u ka bo ni rikategorizim t’ri me anë të cilit prej kategorisë A n’B i ka largu 30% t’daljeve, e prej B’s n’C i ka largu 45% t’daljeve.
E tashti bonu gati agregatat, llambat me bateri, qirat ose zgjedhja ma e mire, me ra me fjet.