ju kisha pyet dicka…
ju kisha pyet per shume gjana…
amo nuk e boj, nuk ju pyes se nuk du me ju shty me mendu… ju kisha pyet per gjanat ma t’thjeshta qe i kane pergjigjet ma t’komplikume… qe nuk kane pergjigje…
nuk ju kisha pyet me ju ngushtu, as me jav prish qefin, tymin e jetes… ju kisha pyet me germu ma shume ju, amo germimi osht i rond… ma i rond se ai fizik… nese germoni dicka fizikisht, zakonisht germoni me fsheh, me largu… amo germimi psiqik nuk ju len… sa ma shume qe munoni me germu, me gropos ma thelle, aq ma forte ato ju kthehen…
sa ma shume qe munoni me germu, me kuptu, me msu, aq ma shume ju terrohet, aq ma pak ka drite, aq ma pak ka lumturi… per ate keni qef me nejt n’siperfaqe, me nejt n’drite, me ju rrezit dielli, edhe mos me ju lag shiu…
qato preferoni jete siperfaqesore… pa u thellu shume, pa mendu, pa e lodh kryt… dhe n’momentin e pare qe ju ngreh thellesia, n’ato net kur ju del gjumi kur nata osht ma se errti, pak para se me nis me lind dielli, e gjeni veten t’trishtum… krejt ato qe i keni gropos ju vijn edhe vallezojn n’mendjen e juj… e shihni sa t’dobet, sa t’ceket, sa kurgjo jeni… e shihni qe s’keni kurrfar vlere per shoqnin, familjen, sa jeni barre 60-70 kilgoramshe per token qe e ecni… e dini qe s’jeni kurgjo…
mirepo n’mengjesin e ardhshem, ma s’voni kah dreka kthjellni, ju kthjellin tjert… piunat qe ju rrethojne, qe jav bojn rrafsh, e ju bojn ma king e queen me llajka e emoticona ne instagram, n’facebook, n’twitter, n’snapchat, e ku tjeter…
edhe gjithcka bohet perfekt…
ju kisha pyet a osht perfekt? a ju knaqin kto? ni cigare, ni makiato, ni poke?
ju kisha pyet edhe shume sene, amo tutna me jav prish rehatine… e di cfare sikleti osht me u perball me ksi pyetje… e di qe s’osht lehte… e di qe osht humbje kohe…
ma shume per juve se per mu…
e di qe masi t’ju pyes keni mi thon piunave tjere qe ‘ky s’osht normal’… edhe osht e vertete… s’jom normal… amo a osht normalja niveli ma i mire… a duhet patjeter krejt mu knaq me normalen… osht e vertete qe krejt dalim prej ni vendi t’njejte, amo jo edhe prej ni personi t’njejte… a jemi t’detyrum me jetu njejte.. a jemi t’detyrum me dasht dicka veq pse dikush tjeter e bon… a guxoni mos me ndjek trendin… a guxoni mos me kesh n’salle t’odeonit…
s’ju pyes jo per qe m’thuni s’je normal, po se mas krejt atyre refuzimeve mu pergjigj edhe pajtimit t’vetvetes qe une s’jom normal, ju thelle brenda, mos ma shpesh, ato net kur t’ju del gjumi prej ondrrave ma t’tutshme pak para se me nis me zbardh dita, keni mi kujtu qato pyetje… edhe kane me ju tut hala ma shume…
nuk po du me ju tut…
nuk po ju pyes kurgjo…
s’paku jo sonte…