Për shekuj të shumtë, populli ynë ka vuajt nga armiqtë dhe vendet fqinje lakmitare për pasuritë mbitokësore dhe nëntokësore të trojeve etnike shqiptare. Që nga Pellazgët, populli i Arbërit, e deri tek termi shqiptar, gjithjnë kemi qenë në luftë për të mbrojtur stoikisht trojet tona. Megjithatë aleatët e tanishëm, më parë ishin armiq që coptonin tokat tona duke na ngujuar në këto pak kilometra katror të cilat akoma nuk janë të bashkuara.
Për mendimin tim joprofesional, por, tepër personal, krejt kjo vjen nga një vyrtyt i popullit tonë, që zakonisht është vlerësuar si krenari e jona, e në fakt ka qenë arsyeja pse jemi kështu qysh jemi – bujaria, zemërgjerësia.
Shqiptarët njihen si popull bujar, bile edhe në shkolla na mësonin që pjesën më të mirë të mollës duhet t’ia ndajmë mysafirët e atë me krimba ta ndalim për vete. Edhe Vizion Plus e pati pasur një emision ku një skuadër televizive shkonte nëpër tërë Shqipërinë duke kërkuar konak, dhe kurrë nuk refuzohej.
Hiq nuk dyshoj që edhe romaku, greku, turku e Bora (vëllai i Ramizit) ka ardhur për një natë konak e ka mbetur me shekuj, për të na përzënë nga vatra jonë.
Molla, që nga ajo e kuqja e deri tek ato të verdha-në-të-gjelbërta ka qenë e mbushur me histori për popullin tonë. Tani është një nga pak pemët që kultivohen në vendin tonë, pasi teknologjia nuk po lë nevojë për bujqësi e blegtori (edhe ndonjë ditë programerat do të hajnë ‘qipa’ – gjithnjë sipas tyre).
Janë një numër çift njëshifror mollash në oborrin tonë (nuk zbuloj numrin e saktë për shkaqe sigurie). Si çdo vjeshtë edhe këtë vit ishte koha ti vjelim ato. Si kurrë më parë, mollat tona ishin organike (jo që kujdesemi fortë, po nuk kemi pas kohë ti spërkasim me helm). Për këtë arsye tri të katërtat kanë përfunduar në tokë para kohe, e një e katërta (gjysma e gjysmës) që kanë mbetur në degë kanë qenë ose të krimbura ose të ‘thërmuara’ nga qafkat. [një problem matematikor, nëse molla i ka pasur në pranverë 248 molla, sa molla të shëndosha i kemi vjelë në vjeshtë?]
Megjithatë Egzoni është treguar më i zoti (familja e tij, se ai nuk punon fort n’bahQe), dhe kishte mbledhur mollat para meje. Në fund kishte bërë një fotografi për Instagram me mbishkrimin ‘Për musafir, për vehte.’ Pos që kjo fjali ka gabime gramatikore, (y-në vend të U-së, etj), ai kishte bërë gabim shumë më të madh, gabimin që e ka bërë populli ynë ndër shekuj – ishte treguar zemërgjerë, mikpritës.
Tashti më mbetet të supozoj që të gjithë mUsafirët do të shkojnë tek Egzoni për molla, do ta lavdrojnë se sa mikpritës është, etj etj.
Fatmirësisht unë s’do të kem këtë problem. Jo që ka më pak molla se Egzoni, por, për të mos përsëritur gabimin e të parëve, s’do të japim molla për askënd. Tek e fundit të gjithë fqinjtë kanë tokë dhe mundësi të mbjellin molla. E ata që jetojnë në qytet, ne të thithin tym. Mollat tona do ti hajmë ne vet. Edhe mUsafirët mund të hajnë molla, ato që i blejnë vet, jo të tonat.
Mos u bëni si Egzoni dhe paraardhësit tanë – mos nderoni mUsafirët as me molla, as me pemë e perime tjera. Le të emancipohemi. Së bashku, por të ndarë secili në shtëpi të tij.
‘Ja për veHte ja për kond’ do të ishte fjali më e përshtatshme, më e mençur.
Pa kurrfarë serioziteti,
Luani
Hija e mollave me ndjek nga pas qe nga faza “i ke 4 molla, 2 han, sa te mbesin?” e deri ne fazen aktuale ” rrim edhe pak se nusja ke ti qit do molla”