Categories
Journal

Robin Williams dhe pse njerëzit e hareshëm e mbysin veten

robinwA keni dëgjuar ndonjëherë për atë shokun qesharak, klounin, i cili një ditë ndërpret të jetë qesharak përreth juve? A ju ka bërë të mendoni që ata janë depresiv? Sepse ka shumë mundësi që kjo të jetë hera e parë që ata janë ndjerë aq të rehatshëm të largojnë perdet dhe të jenë të sinqertë me juve.

Epo, ata që e mbysin veten, deri në fund janë qesharak.

E dini që Robin Williams ka bërë vetëvrasje, por ky shkrim nuk është për të. Ai ka shkuar, dhe ju akoma jeni këtu, e mendimet vetëvrasëse janë aq të shpeshta ndërmjet lexuesve e shkruesve, sa që disa portale e kanë sektorin e veçantë për moderimin e komenteve të këtij lloji. (në fund për këtë)

Një përqindje e madhe e njerëzve qesharak vuan nga depresioni, në fakt ‘të gjithë’ ata vuajnë nga depresioni. Dhe përsëri e gjeni ndonjë shpirt naiv që do të thotë “Uau, si mundet një njeri qesharak (futni një komik të vdekur) të vetshkatërrohet (vetëvrasje, alkoolizëm, narkotikët, etj) kështu? Ai gjithmonë ka qenë i hareshëm dhe ka kaluar kohë të mirë!”. Përgjigja ime në këtë është vetëm një shikim pa koment.

Komedia, e çfarëdo lloji, zakonisht është një efekt anësor i një tumori që rritet në shpirtin e njeriut. Nëse njihni një njeri qesharak që NUK është i torturuar dhe i thyer përbrenda, do të thosha që

  1. Ata me sukses e kanë fshehur këtë nga ju
  2. Hareja e tyre është aq thellë e varrosur sa që edhe ata vet e mohojnë atë, ose
  3. Ata janë ndonjë krijesë mistike që nuk mund ta kuptoj, as unë, as shkenca

Gjeni një komik, dhe zakonisht do të gjeni dikë që ka pas fëmijëri të prishur.

Ja si funksionon kjo gjë, do e sjellim në listë sepse deri tashti s’besoj që dikush i jep ‘pesë pare’ për këtë çështje.

  1. Në moshë të re, ju filloni të urreni veten. Shpesh kjo është si rezultat i abuzimit, ose vetëm se jeni rritur në një shtëpi të prishur, apo jeni refuzuar nga shoqëria, sepse keni kenë të çuditshëm, apo të trashë… ose çkado. Ju nuk jeni si fëmijët tjerë, fëmijët tjerë nuk ju duan juve, dhe këtë zakonisht e mësoni deri në moshën pesë vjeçare.
  2. Në një pikë, zakonisht në moshë shumë të re, keni bërë diçka që i ka shtyrë të tjerët të qeshin. Jeni rrëzuar apo keni pordhur, dhe e keni kuptuar që megjithatë mund të merrni përgjigje pozitive nga të tjerët, të qeshura. Jo dashuri të vërtetë, vetëm një reagim – një reagim që është një hap larg urrejtjes dhe një mijë hapa larg padukshmërisë. Një reagim që ju mund ta kontrolloni.
  3. Shumë shpejtë keni mësuar që të qenurit qesharak e krijon një mur të padepërtueshëm përreth juve – një mbrojtës që i mban të gjithë larg afrimit dhe kuptimit se sa jeni të dobët, trishtues, shpifës. Sa më shumë që urreni veten, aq më të fortë duhet ta bëni atë mur, dhe më larg ti shtyni të tjerët. Në fjalë tjera, aq më qesharak duhet të jeni.
  4. Në vitet e rritjes, ju krijoni një tjetër ju, false – një kloun që mund të shkoj jashtë, të ju përfaqësoj juve, jashtë murit. Klouni gjithmonë është qesharak, gjithmonë është ‘në qejf’, gjithmonë bie në sy të tjerëve me qëllim që të shmang vëmendje nga personi tjetër që e ka ngujuar brenda murit. Klouni është jeta, është festa, më qesharaku i klasës, njeriu që të gjithë njohin – njeriu që është sa më larg e mundshme nga ‘i vërteti’. Përsëri, qëllimi është krijimi i distancës.

Këtë e bëni sepse krejt i urrejnët klounët, edhe tekefundit kush mërzitet nëse e urrejnë atë? Ju nuk jeni ai. Ju jeni të mbrojtur.

Por, efektet anësore është që nëse njerëzit e duan klounin… epo, e dini të vërtetën. Nëse e duan atë personin tjetër, jashtë murit, e dini se sa ndryshe do të jetë po të njihnin atë personin e vërtetë, atë që keni ngujuar brenda.

Si shkrues (shkrimtari origjinal i këtij shkrimi) marr dhjetëra mesazhe për javë se si më duan njerëzit mua, disa në muaj si dëshirojnë të më takojnë. E dini, diçka si një episod i ‘The Walking Dead’ që ju pëlqen dhe dëshironi të jetoni në një botë apokaliptike. Më besoni nuk do të ju pëlqente.

Por, ka edhe më shumë. Shakatë që i kënaqin të tjerët – dhe i mbajnë larg juve – vijnë nga brenda juve, dhe nxjerrën nga pjesët më të errëta të vetvetes. Ju nxirrni jashtë pasiguritë, frikët, trishtimet e juaja që shndërrohen në benzinën më të mirë të mundshme. Robin Williams bënte shaka me të dhënën e tij ndaj alkoolit, problemi që edhe e mbyti atë. Chris Farley të gjithë shakatë i kishte bazuar në atë se sa i trashë ishte – diçka që e ka torturuar dhe poshtëruar gjatë gjithë fëmijërisë. E ky në fund ishte aq i vetmuar sa që paguante eskorta vetëm që të bënin muhabet me të. Ai vdiq pasi thithi heroinë me një të tillë, dhe pasi u kacafytën për para, ai mbeti i shtrirë në vështirësi për të marr frymë me fjalët e fundit ‘Mos më le’.

Në shtetet e jashtme ka linjë telefonike që ndihmon njerëzit që kanë mendime vetëvrasëse. Tek ne mungojnë shumë gjëra. Por, qëllimi i tërë kësaj është që nëse njihni dikë që mund të jetë në rrezik, por ka mohuar këtë sepse ‘gjithmonë buzëqeshin e qeshin’, për Zotin, zgjohuni prej gjumit. Ata nuk dinë si të kërkojnë ndihmë, sepse nuk dinë si të komunikojnë, sepse kur jetoni aq gjatë mbrapa atij muri, e humbni në tërësi këtë veti. “Epo, kam provuar ti ndihmoj, por ishte sjell palidhje”. E vërtetë, ashtu duket. “Por, nuk e di si të bëj intervenim kundër vetëvrasjes!” Askush nuk po kërkon këtë nga ju. Vetëm këtë bëjeni:

Qëndroni aty kur kanë nevojë për juve, dhe mos u largoni edhe kur nuk janë më qesharak. Çdo herë që bëjnë ndonjë shaka, e bëjnë me qëllim duke menduar se është e vetmja mënyrë që ju bën juve ti doni ata. Ata janë të frikësuar se në momentin që e qeshura ndërpritet, gjithçka që mbetet është ai fëmija i çuditshëm të cilin askush nuk e do, ai fëmija që e kanë fshehur mbrapa tullave gjatë gjithë jetës së tyre të rritur. Nëse ju tregojnë për problemet mos ju thoni ‘bëhet mirë’, ‘Njeri, kom mëndu që je ma qesharak?’, ‘Ke lëshuar rrugën e duhur’, etj.

E unë, ka kohë që nuk kemi menduar për vetëvrasjen. Njëjtë si shkruesi origjinal i këtij shkrimi, e kemi një punë të njëjtë – të përjashtojmë njerëz që na e prishim qefin. Ironike, apo jo? Jo, as anglezët nuk kanë fjalë për këtë, e lëre më ne.

Sidoqoftë. U prefsh në paqe, Robin. Na ke ofruar mundësinë të flasim për këtë, dhe të dëshmojmë që kjo nuk ka të bëj me kushtet jetësore – ishe i pasur, i kompletuar, i respektuar, dhe i dashur nga miqtë dhe familja, dhe në fund të fundit, nuk kishte asnjëfarë vlere.

*Shkrimi i mësipërm është shkruar nga David Wong për Cracked.com. Përkthimi në shqip, përmban edhe intervenime që personalizojnë këtë shkrim. Sidoqoftë, si dikush që është i familjarizuar me depresionin dhe kushte të ngjashme, e kam vlerësuar të dobishme përkthimin e pjesëve kryesore për të ndihmuar të tjerët që ndihen njësoj, por më shumë për atë pjesën që nuk kanë probleme të këtilla dhe nuk janë në njohuri për to, dhe ata që janë të prekur nga këto probleme.