Categories
lomsh

Robotët e futbollit! – E premte pasdite, 24 shtator 2010

Diego Forlan dhe Luis Suarez ishin ndër yjet më të mëdha të botërorit të kaluar në futboll. Të dy luajtën për Uruguajin që u kualifikua deri në gjysëmfinale dhe ndeshjen e fundit që e zhvilluan ishte ajo për pozitë e tretë me 10 korrik. As dy javë pushim nuk kishte Suarez para se të kthehej të ndihmonte Ajaksin të kualifikohej në Ligën e Kampionve, ndërsa Forlan kishte edhe një javë më shumë pushim. Vetëm në fanellën e Ajaksit sezonën e kaluar Suarez ka zhvilluar 48 ndeshjes, ndërsa Forlan në atë të Atltikos 56, pa llogaritur edhe 7 ndeshjet për Uruguajin në botëtor (6 për Suarez), si dhe ndeshjet parapërgatitore dhe kualifikuese në vjeshtën e sezonit të kaluar. Rreth 60-70 ndeshje për një sezonë futbollistike për të dy lojtarët. Ka edhe shumë futbollistë tjerë që zhvillojnë përafërsisht aq ndeshje për një sezonë. Për numrin e madh të ndeshjeve janë ankuar shumë trajner, por ne që shikojmë futboll, nuk mund të presim fundjavën e ndonjë mesjavë pa futboll na bën jetën më të mërzitshme. Ka pasur shumë kritika për pagat e lojtarëve, por të dalësh çdo 3-4 ditë në fushë të vraposh deri 10 kilometra për çdo ndeshje, dhe më kryesorja të bësh spektakël dhe të kënaqësh shikuesit nuk është gjë e lehtë. Tek e fundit as robotët nuk mund të përballonin këtë gjë.

Ditët e kaluara ishte mesjava e parë e garave kombëtare, kampionatet, kupat e të ngjashme. Disa ekipe luajtën me formacione të dyta e disa të kombinuara. Disa nuk ishin aq komfore ashtu që duhej të luanin me formacionet më të mira. Dështimet e mesjavës ishin Juventus, Çelzi, Mançester Siti dhe Liverpul.

Juventusi posa u mendua se mori këmbët dështoi në ndeshjen e radhës ndaj Palermos, të cilën e humbën si vendas 1:3. Interi shënoi katërshe ndaj Barit, falë Etos dhe Militos, që më në fund u zhbllokua, të cilët shënuan nga dy gola. Nuk mjaftoi zhbllokimi i Iibrës në Serie për fitoren e dytë të Milanit, që barazoi 1:1 me Lacion në Olimpiko. Hernanes shkëlqeu për vendasit, dhe është për tu lakmuar puna e presidentit Klaudio Lotito, që një lojtar që kushtonte 35 milionë për skuadra si Milan, Inter, e Barselona, ta blej për një shumë prej 8.5 milionë euro.

Në Spanjë Barselona, nuk po arrin ende formën dominante. Vetëm një gol i Vijas vendosi rezultatin minimal prej 1:0. Reali u tregua më i mirë ndaj Espanjolit, ndërsa Valensia dhe Atletiko barazuan në mes vete.

Në Angli, Çelzi u menjanua nga kupa e ligës nga skuadra e Njukastëll. Në një ndeshje ku Çelzi u paraqit me skuadër të përzier, mysafirët fituan me golin e Ameobit në fund të ndeshjes. Nëse Çelzi u menjanua nga një skuadër e Premier Ligës dhe me skuadër të dytë, kjo nuk vlen për Liverpul. Edhe pse patën ndryshime në formacionin bazë, “të kuqtë” u menjanuan nga skuadra e Northampton Taun që renditet e 17ta në Ligën 2 (kategoria e katërt e futbollit anglez). Edhe Mançester Siti humbi shpresat për titullin e vetëm të cilin mund ta fitonin këtë sezonë sipas mendimit tim. Ata u menjanuan nga Uest Bromuiç. Ndërsa Totenhem u mposht në vazhdime nga Arsenali, që këtë vit do të sjell ndonjë titull.

Në Gjermani u zhvilluan ndeshjet e xhiros së katërt ndërsa formë të mirë po tregojnë Mainc dhe Dortmund, të dyja pozicionohen në kreun e renditjes. Fitore të rëndësishme si mysafire shënuan Shalke, Volfsburg dhe Bajern.

Në xhiron e ardhshme në Bundesligë do të kemi një ndeshje mjaft interesante. Të shohim si do të përballojë Mainci skuadrën e Bajernit. Më herët Mainc si mysafire ka mposhtur Volfsburgun dhe Verderi, ndërsa një rezultat pozitiv në këtë ndeshje mund të sinjalizonte një kandidaturë për pjesën e epërme të tabelës për skuadrën e Tomas Tuçelit. Edhe dy ndeshje mjaft interesante do të zhvillohen këtë javë në Gjermani. Shtutgart pret Leverkusenin, ndërsa Verderi pret Hamburgun.

Derbi do të ketë edhe në Angli. Mançester Siti pret Çelzin në ndeshjen që hap xhiron e gjashtë të shtunën. Do të jetë ky testi i parë i rëndësishëm për skuadrën e Ançelotit që vitin e kaluar ishte mposhtur si vendas nga Siti, dhe po ashtu do të ketë disa mungesa, në mesin e tyre edhe Frenk Lampard. Arsenal dhe Junajted mëzi presin dështimin e Çelzit për t’iu afruar kreut. Të dyja kanë kundërshtarë të lehtë, por shumë të papërshtatshëm për skuadra të mëdha, Uest Bromuiç për Arsenalin, dhe Bollton për Junajtedin. Këtë javë mund të presim edhe shkarkimin e parë në Premier Ligë. Në rast të dështimit, Dejvid Mojës (Everton), dhe Roj Hoxhson (Liverpul), mund të mbesin pa punë akoma pa përfunduar shtatori.

Kjo vlen edhe për Ranierin, të cilit humbja nga Interi (sidomos ndonjë e gjerë) do ti kushtonte me punë. Në anën tjetër fitorja (qoftë edhe minimale), do të ishte një start i freskët i sezonit edhe pse vetëm në javën e pestë. Milani pret Gjenovan, ndërsa Juventus Kaljarin. Çezena e Bogdanit pret Napolin jo në formë, të dielën në mesditë.

Në Spanjë Real Madrid do të ketë punë më të lehtë se Barselona që udhëton në Bilbao. Madrilenët janë mysafirë të Levantes që fitoren e parë e shënoi në mesjavë në udhëtimin në Almeria. Valencia është mysafire në Hihon, ndërsa Atletiko pret Saragosan. Nuk ka ndonjë derbi interesant në ligën spanjolle këtë javë.

Nga derbit tjerë në Evropë veçojmë atë kur të shtunën në Holandë, takohen Tvente dhe Ajaks .

Nga ngjarjet tjera të fundjavës veçojmë fillimin e kampionatit botëror në volejboll për meshkuj, dhe garën për shpërblimin e madh të Singapurit në Formula 1. Ngjarjet tjera që vazhdojnë janë kampionati botëror në basketboll për femra, Liga e Kampionve në hendboll për meshkuj, si dhe finalet e kampionatit botëror në futboll për femra deri në 17 vjeç, dhe finalja e World Open në snuker.

Një fakt tjetër interesant është se Përparim Hetemaj është bërë futbollisti i parë finlandez që ka shënuar në Serie A. Bogdani vetëm këtë sezonë ka shënuar dy herë. Një fakt për tu lavdëruar ne shqiptarët.

Luan Morina

Kolumnist i rregullt për Shqipmedia