Rocky është film romantik.
Nuk di pse nuk përmendet aq shpesh ky fakt, sidomos kur Die Hard konsiderohet film krishtlindjesh.
Pse?
Sepse, Roki, që është një boksier që rrihet për kënaqësinë e banorëve lokal natën, e ditën kryen punët e pista duke mbledhë borxhet e këqija të ilegalëve, që nga fillimi bënë gjithçka vetëm e vetëm për Adrianën. Dhe kjo vërehet nga momentet e para kur viziton vajzën e ndrojtur në dyqanin e ushqimeve të kafshëve, dhe vet atyre.
Sigurisht, Roki mbetet ndër filmat më të mëdhenj të kinematografisë për shkak të karakterit të tij të thjeshtë i cili ngrihet në filmat pasues, por asnjë nuk është sikur ky që sjell zanafillën e tij.
Për shkak se Roki është një karakter me një jetë të thjeshtë, normale për klasën punëtore, është shumë e lehtë të ndërlidhemi me karakterin e tij. Fakti që vjen nga kjo shtresë shoqërore e ultë, i cili bën jeton, punon, vepron, e ëndërron si shumica e klasës shoqërore të ‘nënshtruar’, na bënë që të bëjmë tifo për të. Dhe krejt kjo falë aktrimit të përkryer të Sylvester Stallone.
Dhe për të fituar zemrën e një vajze të ëmbël e të thjeshtë, ai vendos të rrahet edhe me kampion bote.
Rrahet sepse nuk di të bëjë tjetër gjë, as të vallëzojë, as të këndojë!
Dhe kjo është linja që kurorëzon lidhjen tonë me Rokin, e ndoshta edhe atë të Adrianës!
Adriana, dhe trajneri i Rokit, Polli, janë dy karaktere të kundërta, në pole të ndryshme të jetës së Rokit, të cilat i japin kuptim filmit dhe misionit të tij, karaktere që do t’i nevojiteshin secilit në jetë. Një arsye për të arritur tek një pikë, dhe një mentor që të ndihmon të arrish tek ajo pikë.
Është e pamundur të dëgjojmë muzikën e Rokit dhe mos të na vije të marrim rrugën e vrapit në ora 4 të mëngjesit, apo në dy të mbrëmjes! Edhe sot, Rocky mbetet ndër filmat më inspirues, jo vetëm sportiv, por një dramë shoqërore, dhe sigurisht, një romancë. Nota personale: 5/5