Dan Gilroy nuk është një regjisor, e sidomos skenarist, që bën filma të dobët. Por, edhe nuk është që gjithmonë na jep prodhime të shkëlqyeshme. Aty diku në mes, me peshore pak më të luhatur ka pjesa negative është edhe ‘Roman J. Israel, Esq.’
Tek ‘Roman J. Israel, Esq.’ Gilroy sjell tregimin për një avokat afrikano-amerikan i cili pas problemeve shëndetësore të partnerit të tij të firmës, nis një metodë ndryshe në qasjen ndaj rasteve. i angazhuar kryesisht me raste ligjore të afrikano-amerikanëve.
Me një qëndrim paksa klasik në lidhje me problemet shoqërore, Romani provon të gjej veten në pozitën më të mirë morale në botën ë pamorale në shoqërinë njerëzore – botën ligjore. Skenari për karakterin e tij nuk është aq mirë i shtjelluar, ndonëse qartazi është tregim i një njeriu. Nuk është problem që është rreth një personi, sa që nuk është i qartësuar dhe duke tentuar mos të mbetet shumë i thjeshtë, del të zgjerohet goxha pa nevojë.
Por, e tërë kjo disi mbulohet me aktrimin e Denzel Washington. Ai arrin ti jap jetë karakterit të tij, dhe të përshtatet në situata e momente të ndryshme emocionale. Nuk ka asgjë për t’u befasuar në aktrimin e tij, falë përvojës që ka pasur deri tani. Edhe pse me një fjalë shpëton krejt filmin, nuk mund të bëj mjaftueshëm për shkak se skenari e regjia nuk kanë qenë punë të tija këtu. Është larg ‘Fences’ që kemi parë së fundmi nga Denzel Washington.
Colin Farrell ka një rol ndihmës të mirë. Edhe pse ka një prani më të vogël në skenë krahasuar me Farrell, Carmen Ejogo bën punë të mirë krahas Denzelit. Me të dy ka një harmoni skenike të mirë.
Film mesatar, i shpëtuar nga Denzel Washington. Për të parë kryeveprat e Denzelit ka dhjetëra filma tjerë, kështu që nuk ia vlen të humbet kohë me këtë film. Nota personale: 3/5