Derby County ka falimentuar*
Shumica nuk keni dëgjuar kurrë për këtë ekip, e ndoshta disa kanë dëgjuar për Wayne Rooney!
Ky djalë është artisti i njërit prej golave më të bukur në Premier League, e njërit prej asistimeve më të mira në Ligën MLS. Shikojeni këtë të fundit, do të mahniteni, sepse të parin e keni parë sigurisht, ju që e njihni!
Pas ligës MLS, Rooney ishte kthyer si lojtar dhe pastaj si trajner i Derby Countyt! Gjatë kohës së tij, ekipi u mor nën administrim nga një organizatë e tretë e cila do të shfrytëzonte të hyrat dhe lante borxhet para se të shiteshin te pronari i ri. Kur paratë u harxhuan, një person sekret kishte paguar paratë e atyre që akoma nuk kishin lëshuar ekipin.
Sipas disa burimeve ai ishte Wayne Rooney, i cili tashti mund të akuzohet për veprimtari jashtëligjore!
Po, të jesh i mirë nganjëherë është kundër ligjit!
Ky dokumentar i Amazon nuk përfshinë periudhën që e përmenda, prandaj edhe gjendet në paragrafët e mësipërm!
Në Rooney kemi njeriun e quajtur Wayne Rooney, jetën e tij jashtë fushës së futbollit, me të gjitha peripecitë, nga një talent që debuton në moshën 16 vjeçare në fanellën e Manchester United deri tek golashënuesi më i mirë i kombëtares së Anglisë në futboll.
Në këtë dokumentar kemi një djalë, një burrë, një baba, një njeri të mirë, i cili nuk fshehë nën tepih të gjitha ato momente që kanë rrezikuar edhe karrierën e tij. Dhe në Angli, mediat të “shqyejnë” po e patën rastin!
Kam parë dokumentar për futbollistë, dhe rrallëherë aftësitë e një futbollisti në fushën e gjelbër përkojnë me realizimin e dokumentarit. Prandaj, ky për Rooney është ndër më të mirët që kam parë kohëve të fundit, ndonëse në vete nuk ka aq shumë informata që nuk kemi parë a dëgjuar më herët.
Ajo çfarë e bën këtë dokumentar të mirë është thjeshtia e vet Wayne Rooney dhe atyre prezent në jetën e tij. Sigurisht paraqitjet e emrave tjerë të njohur dhe rrëfimet e tyre për Rooney janë të mira ekstra. Nota personale: 5/5