Categories
TV Reviews

Rush Hour 2016 – Recensim Piloti

Kam parë filmat Rush Hour me Jackie Chan e Chris Rock. Janë komedi të shkëlqyeshme në shumë aspekte.

Adaptimi i këtij tregimi si serial nuk u afrohet aspak kualitetit që ofrojnë filmat. Arsyet janë të shumta, por kur të bësh një adaptim të diçkaje që është bërë më herët, duhet të kujdesesh që së paku ti afrohet nivelit. Kjo nuk arrihet në episodin e parë.

Në fillim, harmonia skenike e dy karaktereve kryesore nuk është aspak e këndshme. Derisa Jon Foo duket të jetë i njohur për ata që kanë shikuar filma të arteve marciale, kush është Justin Hires? IMDB e shfaq të jetë në skenën filmike tashmë një dekadë, derisa është hera e parë që ky njeri më kujtohet si emër, dhe po kam shikuar 21 Jump Street.

Këta dy nuk kanë harmoni në skenë, nuk duken të jenë miq të mirë që nuk shkojnë siç duhet. fundi i episodit të parë ishte tepër palidhje. Tregimi tashti do të marr përmasa familjare në prapaskenë duke provuar të ketë një mision më të përgjithshëm në plan të parë. Kasti i aktorëve nuk është impresiv, aq më pak është aktrimi. Realizimi teknik nuk duket të jetë kushedi çfarë. Gjithashtu ato fjali me komedi raciste nuk ishin aspak qesharake. Fund e krye, humbje kohe. Nota personale: 1/5