Categories
Dokumentarë

Sacred Wonders – Sezoni 1

Në Afrikën Perëndimore, më saktë në qytetin Djene të Malit, është e ndërtuar xhamia që konsiderohet si njëra nga mrekullitë arkitekturale të stilit sudano-sahelian. Çdo vit, banorët lokal i përgjigjen thirrjes së Zotit në Kuran sipas të cilës çdokush që ndërton ose ndihmon në ruajtjen e një xhamie shpërblehet me parajsë.

Banorët e Djennes, ku temperaturat në ora 10 të mëngjesit arrijnë në 40 gradë celsius, nisi lyerjen me baltë të faltores, që ta mbrojnë edhe për një vit nga çarja si pasojë e diellit të fortë. Qindra njerëz, lyejnë muret disa metra të gjatë, para se të shtrijnë baltën mbi kulmin e rrafshët.

Kjo është vetëm një nga mrekullitë e shenjta të planetit tonë, të cilat shtrihen në tri episode të dokumentarit të BBC-së, ‘Sacred Wonders’. Secili episod udhëton nëpër të gjitha kontinentet, duke sjell besime e zakone të ndryshme të adhurimit të Zotit. Kryesisht përqendrohen nëpër festivale, apo festa vjetore të besimeve në fjalë.

Në episodin e dytë, pos Xhamisë së Madhe të Djennes, pasqyrohet edhe festivali i Katedrales së Shën Xhonit Hyjnor në Nju Jork, ku një prifte organizon paradën e njerëzve dhe kafshëve të tyre, në rrugën më afër Zotit.

Për rëndësinë e mrekullive, flet edhe flamuri i Kamboxhias, në të cilin gjendet tempulli i Angkor Wat, për të cilin një njeri mendon që banojnë shpirtrat antik, për mbrojtjen e të cilëve ai rrezikon jetën e tij. Bashkë me të, në këtë episod vjen historia e një kujdestari mysliman gjatë muajit të Ramazanit në xhaminë Al Aqsa në Jerusalem, për të cilin agjërimi është edhe më i vështirë falë punës për të mirëmbajtur rregullin e faljes. Janë edhe shumë vende shenjta të cilat sillen në këto tri episode, me detaje interesante, të cilat do të na japin një vështrim shumë më ndryshe mbi besimet. Mbi të gjitha, shumë me tepër respekt për besimet e personave në fjalë, dhe altruizmin e tyre. Nota personale: 5/5