Sezoni më i mirë i ‘Scandal’?! Ndoshta?!

Por, në fakt është sezoni më i pështjellur i ‘Scandal’ deri tani. Nën presionin për të ngritur lojën në një shkallë më lartë, të bëhen më ekstrem, më ‘House of Cards’, ‘Scandal’ nuk i ka arritur asaj që gjithmonë ka qenë – një romancë gjize e përzier me politikë!

Së pari vritet Vargas, pastaj akuzohet Sajrus, pastaj lirohet Sajrus, hyjnë në lojë një grup tjetër sekret, del nga loja grupi tjetër, hyn në lojë Sajrus, del nga loja Sajrus, Melli do të bëhet president, Sajrus do të bëhet president, Sajrus do të bëhet nënpresident, zonja Vargas do të bëhet nënpresident, grupi sekret do të bëhet nënpresident… edhe atë krejt kjo në gjashtëmbëdhjetë episode.

Episod në vete nëse e shohim, nëse e kemi përcjellë tingëllon më interesant, më intrigues! Por, kur të bëjmë përmbledhjen në fund mund ta vërejmë që kemi qenë pjesë e një paqartësie të skenarit, të zhvillimit të tregimit. Lëmsh, sa më lëmsh, ashtu që të bëhen kinse më të paqartë, më të paparashikueshëm.

Në fund, mbetet një sezon mediokër që tenton të ngjitet mbi sezonet e mëparshme vetëm e vetëm që të arrijë atë nivelin e ‘çmendur’. Ia del, por vetëm duke u bërë lëmsh. Aktrimi vazhdon të jetë akoma në nivel, mirëpo është hallakamë.

E vërtetë që është plakur si seri. Është shumë me mend që përfundon me sezonin e shtatë. Nota e sezonit: 3/5