Categories
TV Reviews

Scandal – Sezoni 7 (me spoilera)

Është dashur sezone më parë të përfundoj ‘Scandal’. Tash, kur kthehem mbrapa provoj të gjej arsyen pse kam filluar këtë serial. Nuk duhet shumë gërmime në të kaluarën për të gjetur arsyet! Them arsyet se janë të shumta, mbi të gjitha intrigat politike, dhe ka qenë një shtesë e mirë e ‘House of Cards’! E di që ‘Scandal’ ka nisur më herët, por unë kam nisur më vonë ta shikoj.

Me daljen e Fitz nga zyra është dashur të përfundoj krejt seria. Përzierjet e sezoneve të fundit, sigurisht të gjitha me Sajrusin si mendja kryesore, kanë qenë shumë, ama shumë palidhje. Vetëm fundi ka qenë më palidhje. Fundi më i keq në histori të televizionit, të serialeve që kam shikuar, edhe më besoni që nuk janë pak. Deri sot, fundi më i keq i ka takuar HIMYM, para Lost. Tek të dy këto kam qenë më shumë i zhgënjyer se sa i zemëruar me fundin. Sidomos tek Lost ku kam pritur më shumë.

Fundi i ‘Scandal’ ka qenë qyqar!

Krejt sezoni është ndërtuar në atë që Olivia do të bëhet e keqe! Kjo s’ka ndodhur në fund, bile ka nisur më herët të ndryshoj. Pastaj Sajrus duhej të bëhej i keq! As kjo nuk ndodhi. Është dukur sikur skenaristët kanë qenë të frikësuar të shkojnë në fund të atyre që kanë nisur. Dhe në fund – një pikturë me Olivian përballë dy vajzave që supozohet të jenë të bijat e saja, dhe Olivia presidente!

Okej, që të mos zhgënjejmë shikuesit le të bëjmë kurban Rosenin, të mos prishim ekipin, të mos përfundojnë në burg, t’ia falim Sajrusit, dhe më në fund të kemi dyshen Olviia-Fitz për të cilën kemi pritur shtatë sezone! Nuk kam pritur unë, por ‘fansaaaat’ të cilët viteve të fundit kanë braktisur me të madhe serinë.

Sezoni i fundit ka qenë i Rouënit. Edhe episodi i fundit, edhe sezoni i fundit. E padyshim që njëra ndër skenat më të mira ka qenë ninulla e Rouën e Kuin me këngën e Britney Spears! Pastaj fjalimi i tij në fund! Ka qenë fjalimi, por ka qenë shumë, tepër, diqysh jo-origjinal.

Nejse, Shonda Rhimes do të mund të sfidoj Adam Sandlerin, i cili tek Netflix nuk ka bërë keq! E sot, së paku e ndjej që kam bërë së paku një veprim të drejtë në jetën time – kam ndërprerë ‘How to Get Away with Murder’ në sezonin e dytë! Vendimi ma i mirë ndonjëherë, bashkë me ndërprerjen e ‘Te Walking Dead’, po ashtu në sezonin e dytë. Nota personale e sezonit të shtatë të ‘Scandal’: 2/5 (dhe ai dysh për Rouënin. Nota personale për krejt serinë: 3/5